Politike

30 Nëntor 2019, 06:18 Nga DOSJA

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të katër qeverinë. Në fjalën e tij ai ka theksuar se nga tërmeti i 26 nëntorit pati 50 viktima dhe se kërkimet tashmë kanë përfunduar në zonën e Durrësit.

 “Numri i qytetarëve që janë ndarë nga jeta ka mbërritur në 50, operacionet shpëtim kërkimit kanë përfunduar. Dua t’ju shpreh mirënjohej të të gjithë atyre që dhanë ndihmë, një ndihmë edhe parterët që dhanë ndihmë me ekipet e tyre të kërkim shpëtimit. Trupat tona meritojnë vlerësimin më të lartë. Këtë e them jo thjesht për t’u dhënë një përgjigje atyre që përpiqen të thonë që po të mos ishin trupat e huaja ne nuk do të kishim arrtitur të shpëtonim askënd, por ne duhet të jemi krenar për trupat tona. Deri sa erdhën të huajt numëroheshin 38 të shpëtuar. Në 10 operacione pasuese, trupat e huaja janë kanë qenë një ndihmë, por aam 38 pesona janë shpëtuar nga trupat tanë. Në spitale marrin ndihmë 41 persona, nga këta 34 në spitalin e Durrësut, 3 ndodhen jashtë vendit për ndërrhyrje të specializuar. Ministria e Shëndetësisë ka gati transferimet në klikat e huaja nëse mjekët thonë që kanë nevojë., u shpreh Rama.

50 viktima, 41 persona ende në spitale, 3 prej të cilëve po kurohen jashtë vendit. Ky është bilanci sipas kryeministrit Edi Rama pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama u shpreh se do miratohet ligji, 7-15 vite burg për ndërtuesit, arkitektët dhe supervizorët që bëjnë ndërtime në shkelje. Ai premtoi pension të veçantë për pensionistët e prekur, bursa 15 mijë lekë në muaj për studentët dhe nxënësit. Sipas një trajtim të veçantë financiar do të kenë edhe personat që humbën familjet në këtë tragjedi

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 29 Nëntor 2019, 07:13

Tiranë- Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme mblodhi sërish qeverinë, ku u shpreh se ka nisur pastrimi në Durrës e Thumanë nga ndërtesat e rrënuara.Në fjalën ...