Sport

Lunin ende me grip, nuk do të udhëtojë bashkë me Realin të enjten për në Londër

Masa paraprake për të parandaluar infeksionet e mundshme

29 Maj 2024, 18:31 Nga DOSJA
Lunin ende me grip, nuk do të udhëtojë bashkë me Realin

SPANJE - Andriy Lunin ende është me grip. Për të tretën ditë radhazi, portieri ukrainas i Real Madridit, ka munguar në stërvitje edhe këtë të mërkurë, për shkak të gripit B, të cilin thuajse e ka kapërcyer, por që ende paraqet rrezik ngjitjeje.

Për këtë arsye, është vendosur që portieri të mos udhëtojë drejt Londrës, së bashku me pjesën tjetër të ekspeditës, e cila këtë të enjte udhëton drejt kryeqytetit të Anglisë. Lunin do të fluturojë i vetëm të premten ose të shtunën, kur rreziku i infektimit që ekziston ende është zhdukur 100 %.

Madridi dëshiron të marrë masa paraprake ekstreme përpara ndeshjes më të rëndësishme të sezonit. Klubi kërkon të ketë gjithçka nën kontroll përpara ndeshjes kundër Dortmundit, një rival që respektohet maksimalisht. Masat paraprake të marra në rastin e gripit të Lunin, janë prova më e mirë për këtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll