29 Maj 2024, 22:42
Nga r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Një raport i publikuar ditën e djeshme nga Bashkimi Europian mbi cilësinë e ujërave të larjes në plazhe, liqene e lumenj në 27 vendet e Unionit duke përfshirë, Zvicrën dhe Shqipërinë. Raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit e ka renditur Shqipërinë të fundit në listë sa i takon pastërtisë së ujërave të larjes qofshin këto në det, liqen apo lumenj. Ndërkohë ujërat më të pastra në Europë u përkasin 4 vendeve: Qipros, Austrisë, Kroacisë dhe Greqisë.


Nga 119 lokacione në Shqipëri, vetëm 41.9% e ujërave ku lahen njerëzit janë të një cilësie ekselente. Pjesa tjetër është klasifikuar e një cilësie “të mirë”, “të mjaftueshme” ose “të varfër”. Jo më larg se sot, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një artikull ku Shqipëria cilësohet si Maldivet e Europës.
"E përditshmja britanike “The Mirror” e quan Shqipërinë si perlën e turizmit që po inkurajohet të vizitohet këtë verë nga influencuesit e TikTok, përshkruar si destinacioni i së ardhmes për pushimet në plazhet e bruzta dhe rërën e bardhë nën diellin flakërues e qiellin blu.", shkruante Rama në postimin e tij.
Ky raport ka analizuar gjatë vitit 2023 ujërat e larjes përkundrejt dy parametrave specifikë të rëndësishëm shëndetësorë: Përmbajtja e bakterit Escherichia Coli dhe Enterokoket e zorrëve.
Për publikimin e rezultateve mbi pastërtinë e ujërave u morën mostrat nga 21766 lokacione ujëra banje të përcaktuara zyrtarisht në 27 Shtetet Anëtare të BE-së (BE-27), 119 në Shqipëri dhe 196 në Zvicër. Po ashtu rezultatet e raportit bazohen në analizën e të dhënave të raportuara nga Shtetet Anëtare të unionit për sezonet 2020-2023.
raporti i be pasteria e ujerave ne shqiperi
download
1
Aktualitet
29 Maj 2024, 22:38
N.F
Sokol Mengjesi
TIRANË- Gazetarja, Dorjana Bezat ka zbardhur detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit, Sokol Mëngjesi.&...
Aktualitet
29 Maj 2024, 22:30
r.ll
pamje nga sulmi
TIRANË- Pamje të reja janë publikuar nga momenti i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili si pasojë e dhun&e...
Aktualitet
29 Maj 2024, 22:03
N.F
Drejtori teknik
SHKODËR- Drejtori teknik në Spitalin Rajonal të Shkodër ka reaguar në lidhje me raportimet për rënien ...
Aktualitet
29 Maj 2024, 21:30
r.ll
pamje nga sulmi
TIRANË- Është publikuar videoja nga momenti i sulmit ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi, i cili si pasojë e dhunë...
Aktualitet
29 Maj 2024, 21:39
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit, Sokol Mëngjesi. Lala e ftuar...
Aktualitet
29 Maj 2024, 21:17
r.ll
pamje nga spitali
SHKODËR- Policia ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë ditën e sotme në spitalin rajonal të Shkodrës. N&...
Aktualitet
29 Maj 2024, 20:06
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar ka goditur tetë herë me thikë pronaren e një hoteli Gallo në ...
Aktualitet
29 Maj 2024, 19:29
r.ll
sokol mengjesi
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku tre persona kanë dhunua...
Aktualitet
29 Maj 2024, 19:34
N.F
Intervista
TIRANË- Drejtoresha e Korpusit të Paqes, Carol Spahn, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës,...
Aktualitet
29 Maj 2024, 19:37
N.F
Zjarri
SHKODËR- Spitali rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake z...