Aktualitet

"Do ta paguash nëse nuk tërhiqesh"/ Gazetarja: Avokati u kërcënua më parë, organizatori nuk ra dakord me ndarjen e pronës

Ajo më tej shtoi se ngjarja është regjistruar në lidhje me një pronë në liqenin artificial, një pronë e konsiderueshme. Çështja ishte në civile dhe avokati ka qenë përfaqësues, me të cilën ka bërë edhe një kontratë paraprake. 

29 Maj 2024, 22:38 Nga N.F
"Do ta paguash nëse nuk tërhiqesh"/ Gazetarja: Avokati u
Sokol Mengjesi

TIRANË- Gazetarja, Dorjana Bezat ka zbardhur detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit, Sokol Mëngjesi. Bezat e ftuar në studion e emisionit “Top Story” në Top Channel ka folur për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotme ku është sulmuar fizikisht avokati Sokol Mëngjesi. Sipas gazetares policia nuk i mëshon shumë faktit të një veprimi me pagesë, pasi autorët të katërt kanë lidhje me njëri tjetrin qoftë familjare apo shoqërore. 

Ajo më tej shtoi se ngjarja është regjistruar në lidhje me një pronë në liqenin artificial, një pronë e konsiderueshme. Çështja ishte në civile dhe avokati ka qenë përfaqësues, me të cilën ka bërë edhe një kontratë paraprake. 

“Ai ka thënë se është kontraktuar nga Dritan Nano dhe ka kryer këtë akt por nuk kishte gjë personale me avokatin. Kjo është një vepër e rëndë. Autori nuk e ka ditur personalitetin që ai kishte. Policia nuk i mëshon shumë faktit të një veprimi me pagesë, pasi ata të katërt kanë lidhje me njëri tjetrin qoftë familjare apo shoqërore”, tha Bezat.

“Bëhet fjalë për një gjyq civil. Në lidhje me një pronë në liqenin artificial, një pronë e konsiderueshme. Çështja ishte në civile, avokati ka qenë përfaqësues, me të cilën ka bërë edhe një kontratë paraprake. Ai përfaqësonte familjen sheqeri, e cila kishte tetë anëtarë.

Mes tyre trashëgimtarëve është edhe Nano që e ka trashëgimi nga nëna. Ai nuk ka rënë dakord me rënin e përqindjes, sipas kontratës së hartuar më parë. Për të paguar avokatin. Ai ka thënë se nuk ka qenë ai që ka firmosur për avokatin. Këto kanë vijuar për shumë muaj. Derisa avokati hapi një çështje civile.

Gjyqi është mbyllur rreth një vit më parë, avokati duke qenë se nuk po e zgjidhte me Nanon ai i është drejtuar gjykatës civile cila ka bllokuar atë që i takonte atij. Prona është bllokuar javët e fundit. Përpara kësaj ngjarje ka pasur një kërcënim avokati, për të vilën nuk ka bërë një denoncim. Ndryshe do ta paguajë, ka qenë kërcënimi i bërë avokatit në lidhje me vazhdimin e këtij gjyqi,” tha ajo.

dhunohet sokol mengjesi dorjana bezat

Sondazh

Poll