Aktualitet

Zjarri në spitalin e Shkodrës, policia: Shkak një shkëndijë elektrike, ka vetëm dëme materiale

Në reagimin e tyre thuhet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike në bodrumin e spitalit ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit. 

29 Maj 2024, 21:17 Nga r.ll
Zjarri në spitalin e Shkodrës, policia: Shkak një
pamje nga spitali

SHKODËR- Policia ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë ditën e sotme në spitalin rajonal të Shkodrës. Në reagimin e tyre thuhet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike në bodrumin e spitalit ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit. 

Më tej bëhet me dije se falë ndërhyrjes së zjarrfikëses, zjarri është shuar, ndërsa raportohet vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në një dhomë në bodrumin e Spitalit Rajonal Shkodër ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr ne spitalin e shkodres

Sondazh

Poll