Aktualitet

VIDEO/ E filmuar nga një tjetër kënd, avokati Sokol Mëngjesi përplaset në tokë pasi u godit me dorezë hekuri nga autorët

Më pas është qëlluar me shkelma dhe me sende të tjera. Autorët janë larguar më pas me vrap, duke e lënë të shtrirë në tokë pa ndjenja.

29 Maj 2024, 22:30 Nga r.ll
VIDEO/ E filmuar nga një tjetër kënd, avokati Sokol Mëngjesi
pamje nga sulmi

TIRANË- Pamje të reja janë publikuar nga momenti i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili si pasojë e dhunës së ushtruar ndodhet në intubim.  Në videon e mëposhtme, siç duket momenti i dhunimit është kapur nga kamerat e sigurisë së kopshtit ku avokati kishte lënë djalin e tij. 

Pasi autorët e kanë goditur me dorezë hekuri në kokë, ai ka rënë menjëherë në tokë. Më pas është qëlluar me shkelma dhe me sende të tjera. Autorët janë larguar më pas me vrap, duke e lënë të shtrirë në tokë pa ndjenja.

 

Autorët e sulmit janë identifikuar si Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Po ashtu bëhet me dije se policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama./Dosja.al

dhunohet sokol mengjesi

Sondazh

Poll