Sport

Deschamps mbron Mbappe dhe flet për transferimin e tij te Real Madridi…

Didier Deschamps padyshim që nuk u ka shpëtuar pyetjeve për Kylian Mbappé në konferencën e tij të parë për shtyp.

29 Maj 2024, 17:31 Nga DOSJA
Deschamps mbron Mbappe dhe flet për transferimin e tij te Real

FRANCE - Aventura e “Euro 2024” ka nisur sot për ekipin francez. Ndërsa lojtarët, përveç atyre të Real Madridit dhe AC Milan, mbërritën në Clairefontaine këtë të mërkurë, Didier Deschamps mbajti konferencën e tij të parë për shtyp.

Mundësia, që ai të flaste për transferimin e ardhshëm të Kylian Mbappe te Real Madrid, ishte e pashmangshme: "Nuk varet nga unë. Ata do të vendosin se kur është koha për ta zyrtarizuar. Për aq sa është e mundur, unë do të përshtatem me marrëdhëniet mes kolektivit dhe ekipit francez”,- shpjegoi ai në komentet e raportuara nga RMC Sport.

I pyetur edhe për gjendjen e kapitenit të tij, në kushte të vështira në fund të sezonit me PSG-në, trajneri i kombëtares donte ta mbronte sulmuesin: “Mbappe, a nuk mendoni se ai është në formë të mire, kur sapo ka shënuar 44 gola gjatë sezonit?

Eshtë e vërtetë që ai mund të kishte bërë më mirë, por ai luajti në një finale të Kupës së Francës, ai u ndal më herët, ose nuk luajti më në klubin e tij. Nëse do të kishte tre javë, mund të kishte diçka për t’u shqetësuar, ndaj dhe gjërat mund të ndryshojnë”.

Në fund ai përfundoi: “Çfarë ka ndodhur në klub, në kontekstin e ekipit kombëtar francez është i ndryshëm. Kylian ka qenë gjithmonë pjesë e një projekti kolektiv. Natyrisht, ai ka përgjegjësi në klubin e tij, ka edhe këtu.

Nuk do t'i kushtoj më shumë vëmendje në lidhje me këtë aspekt. Por e kuptoj mirë se jashtë, në nivel mediatik, vendimi i tij merr shumë vend, shumë hapësirë ​​çdo ditë. Dhe kjo është normale sepse është Kylian, ai është një element shumë i rëndësishëm për ne”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll