Sport

Gerrard, Lampard apo Scholes? Rooney nuk heziton, zgjedh ish-lojtarin e Liverpool: “Ai dinte të bënte gjithçka”...

“Unë mendoj se ai ishte një lojtar i gjithanshëm, Stevie është më i miri nga ky këndvështrim dhe askush nuk do të kishte bërë atë që bëri me Liverpoolin”

29 Maj 2024, 16:17 Nga DOSJA

Gerrard, Lampard apo Scholes? Rooney nuk heziton, zgjedh ish-lojtarin e

ANGLI - Kë do të zgjidhnit midis Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Paul Scholes? Një pyetje që shumëkush ende nuk është në gjendje t'i përgjigjet, jo vetëm në Angli. Tre lojtarë të jashtëzakonshëm, që shënuan një epokë dhe që ishin bashkëlojtarë të kombëtares së Wayne Rooney.

Vetë ish-sulmuesi dha mendimin e tij për ‘The Overlap’, duke krijuar një bujë të madhe sidomos te tifozët e Manchester United: "Unë mendoj se Steve, ai ishte më i miri. Ai dinte të mbrohej, të vraponte, të kalonte topin, të prekte, të shënonte gola, të gjuante.

Pra, unë mendoj se ai ishte një lojtar i gjithanshëm, Stevie është më i miri nga ky këndvështrim dhe askush nuk do të kishte bërë atë që bëri me Liverpoolin,”- tha Roony.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll