Sport

Rodrygo: "E ardhmja? Gjithçka është e mundur, por unë jam i lumtur në Madrid”…

“Unë jam shumë i lumtur te Real Madrid, jetoj një ëndërr çdo ditë dhe nuk më shkon në mendje të largohem nga klubi i jetës sime”.

29 Maj 2024, 15:33 Nga DOSJA
Rodrygo: "E ardhmja? Gjithçka është e mundur, por unë

SPANJE - Rodrygo frikëson Real Madridin. Sulmuesi brazilian, një nga drejtuesit e “heshtur” të skuadrës së Carlo Ancelottit dhe gjithmonë vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme, ka dhënë një intervistë për DAZN. 

Në të ai duket se vë në pikëpyetje qëndrimin e tij në klubin më të suksesshëm në botë, duke pasur parasysh gjithashtu se. konkurrenca, nga sezoni i ardhshëm, do të jetë vërtet më e ashpër, me Kylian Mbappé dhe Endrick në skuadër.

Këto janë fjalët e lojtarit: "Gjithçka mund të ndodhë. Unë kam një kontratë këtu, dhe... vitet që kalova këtu, ishin shumë të mira për mua. Siç e kam thënë gjithmonë, dua të qëndroj në këtë klub, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Çdo gjë është e mundur".

Mirëpo, agjenti i lojtarit ka reaguar menjëherë për të gjitha zërat për një largim të mundshëm të brazilianit: “Nuk mungojnë ofertat dhe disa klube angleze janë të interesuara, me Liverpoolin në krye të listës, por Real Madridi nuk po e shqyrton idenë e një shitjeje,” është shprehur ai.

23-vjeçari brazilian, me kontratë deri në vitin 2028, më pas sqaroi çështjen: “Sot ka ndodhur një situatë shumë e bezdisshme, ku një intervistë e imja është nxjerrë krejtësisht jashtë kontekstit. Sinqerisht, unë jam shumë i lumtur te Real Madrid, jetoj një ëndërr çdo ditë dhe nuk më shkon në mendje të largohem nga klubi i jetës sime”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll