Ambasadori i BE në Tiranë: Përparimi në reformën e administratës publike, faktor për anëtarësim në BE
silvio gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka deklaruar se përparimi në reformën e administratës publ...
Kryeministri u shpreh se ka një perceptim të ngritur se në administratë lëvizen thasë me lekë dhe kur ka raste të arrestimit të zyrtarëve ka një përpjekje për të thënë se kështu janë të gjithë.
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e “Planit të Motivimit të Administratës Publike, pjesë e sfidës së Shqipërisë 2030 për anëtarësimin në BE dhe rritjes cilësore të aftësive të shtetit në shërbim të qytetarëve”. Gjatë fjalës së tij Rama tha se ka gjithmonë vend dhe arsye për tu përmirësuar.
Ai tha se ai numërimi i orës 08:00 te dera është kthyer në një akt formal të disiplinës dhe kjo bëhet nga ato shefat që nuk i numëron njeri te dera kur hyjnë në institucion. Rama shtoi se me praktikën e numërimit të dera hiqet qejfi i ditës në punë, ndërsa shtoi se a thua se në orën 08:01 do të nisej raketa në hënë dhe po mos nisej do të dështonte operacioni.
“Fleksibiliteti në punë ka qenë e pamundur ta mendoje për shkak se numrin më të madh të punonjësve e kishim të angazhuar në shërbimin e drejtpërdrejtë me qytetarët. Sot shërbimet i afrojmë në 95% të tyre online. Sot nuk ka më rradha, që të presësh, që të shkosh dhe të rrish në sportele”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se ka një perceptim të ngritur se në administratë lëvizen thasë me lekë dhe kur ka raste të arrestimit të zyrtarëve ka një përpjekje për të thënë se kështu janë të gjithë.
“Por administrata nuk është çerdhja ku janë mbledhur gjithë djajtë dhe ndodhin gjithë gjërat e këqia”, tha Rama.
Sipas tij, janë qindra pjesëtarë nga kjo administratë që kanë përfaqësuar Shqipërinë në tryezën e negociata me BE-në, që do të thotë se ne kemi në administratën tonë një aset të jashtëzakonshëm kombëtar.
“E shoh dhe e vlerësoj punën tuaj si një aset të rëndësishëm kombëtar. Fakti që po ekspozohen dhe trajtohen rastet e korrupsionit deri në nivelet më të larta, është një tregues që ne nuk kemi pse të ulim kokën, por duhet të krenohemi që shyqyr që po ndodh, pasi ka qenë një fakt i njohur niveli i korrupsionit, që flitej nga të katër anët, por askush nuk ekspozohej”, tha Rama.
silvio gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka deklaruar se përparimi në reformën e administratës publ...
Mëngjesi dhe Këlliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ditën e...
lulzim basha TIRANË- Avokatura e Shtetit prezantoi raportin në Komisionin e Ligjeve duke njoftuar deputetët se tashmë Shqipëria ko...
kyriakos mitsotakis dhe edi rama GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka zhvilluar një intervistë për emisionin ...
foto ilustruese TIRANË- Është zbardhur projektvendimi, i cili pritet të votohet gjatë seancës së nesërme në Ku...
ulsi manja, sokol mengjesi TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar për dhunën e ushtruar ditën e sotme ndaj avo...
Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini TIRANË– Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Ra...
foto nga seanca e kaluar TIRANË- Në seancën e së hënës në Kuvend u miratua rezoluta anti-korrupsion e Partisë Soci...
Kryeministria TIRANË - Dy zëvendës ministra të kabinetit qeveritar, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë për t&...
sokol mengjesi TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi pas dhunës së ushtruar ditën e sotme nga tre persona, është futur në...