Aktualitet

Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi/ "Ai tentoi të largohej, por u rrëzua", detaje nga ngjarja

Nga sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë është parë se avokati i ka njohuar autorët pasi fillimisht komunikon me ta, më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta.

29 Maj 2024, 14:37 Nga M.B
Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi/ "Ai tentoi të largohej, por u
Sokol Mëngjesi

TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje në lidhje me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e sotëm pranë një kopshti në zonën e ish-Bllokut. Bëhet me dije se sipas dëshmitareve okularë, në momentin që Mengjësi është sulmuar nga agresorët dhe është goditur, ai ka tentuar që të largohet, por ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën në trotuar.

Pas aktit të dhunës, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë është parë se avokati i ka njohur autorët pasi fillimisht komunikon me ta, më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta.

sokol mengjesi

Sondazh

Poll