Sport

Kaos në Kamerun! Eto'o shkarkon Brys dhe emëron trajnerin e ri Martin Mpile...

Mes këtij kaosi, Kameruni duhet të luajë dy ndeshje në ditët e ardhshme, të vlefshme për Botërorin 2026.

29 Maj 2024, 14:13 Nga DOSJA
Kaos në Kamerun! Eto'o shkarkon Brys dhe emëron trajnerin e ri

KAMERUN - Nuk ka paqe për Federatën e Futbollit të Kamerunit. Mosmarrëveshja mes presidentit Samuel Eto'o dhe qeverisë së Kamerunit, shtoi një kapitull të ri pak orë më pare.

Kjo pasi pati një sherr të dhunshëm mes vetë ish-lojtarit të Interit dhe Barcelonës dhe Marc Brys, trajnerit belg, të emëruar si trajner nga ministri i sportit, disa javë më parë.

Federata vendosi të shkarkojë përgjithmonë dje Marc Brysin: luftë, të paktën për momentin, e fituar nga Eto'o, i cili emëroi Martin Ndtoungou Mpile, si trajner të ri për të udhëhequr “Luanët e Paepur”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fecafoot-Officiel (@fecafootofficiel)

Mes këtij kaosi, Kameruni duhet të luajë dy ndeshje në ditët e ardhshme, kundër Kepit të Gjelbërt (8 qershor) dhe Angolës (11 qershor), të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll