Sport

La Liga ndan çmimet: Jude Bellingham, Lamine Yamal dhe Michel, janë fitues…

Jude Bellingham u shpall lojtari më i mirë në kampionatin spanjol të martën, ndërsa Lamine Yamal fitoi titullin e lojtarit të perspektivës më të mirë.

29 Maj 2024, 13:46 Nga DOSJA
La Liga ndan çmimet: Jude Bellingham, Lamine Yamal dhe Michel, janë

SPANJE - I ardhur verën e kaluar nga Borussia Dortmund për 103 milionë (plus bonuse që mund ta rrisin faturën në 133.9 milionë), Jude Bellingham i bëri të gjithë të bien dakord për sezonin e tij të parë në Spanjë.

Playmakeri i Merengues ka shënuar 19 gola këtë sezon, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të Realit dhe i treti në La Liga.

Anglezi, “Lojtari më i lartë i sezonit”, është një nga arkitektët e mëdhenj të titullit të 36-të të kampionatit spanjol të Realit. Të shtunën (21:00), në ‘Wembley’, ai do të përpiqet të fitojë Ligën e tij të parë të Kampionëve kundër... ish-klubit të tij, Borussia Dortmund.

Rivalja e madrilenëve, Barcelona, u shpërblye falë Lamine Yamal, i votuar si “Lojtari me perspektivën më të mire” në kampionatin spanjol. Nën urdhrat e Xavi, 16-vjeçari blaugrana e dëshmoi këtë në 37 ndeshjet e tij të luajtura, 5 gola të shënuar dhe 8 asistime.

Ndërkohë, Michel, trajneri i Gironas, i treti befasues në La Liga, u shpall “Trajneri më i mire” në La Liga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll