Art&Argëtim

FOTOT/ Kendall Jenner dhe Bad Bunny kapen "mat" në garazhin e një hoteli, a ka një ribashkim mes tyre?

Jenner dhe ylli i popit u panë duke dalë fshehurazi nga një hotel në Majami, gjë që shtoi më shumë zërat për një ribashkim të mundshëm.

29 Maj 2024, 13:50 Nga S.B
FOTOT/ Kendall Jenner dhe Bad Bunny kapen "mat" në garazhin e
Kendall dhe Bad Bunny

SHBA- Duket se ish-çifti Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë ende duke dalë së bashku kohët e fundit. Jenner dhe ylli i popit u panë duke dalë fshehurazi nga një hotel në Majami, gjë që shtoi më shumë zërat për një ribashkim të mundshëm.

Modelja u fotografua fillimisht në një foto të vetme teksa u përpoq të dilte fshehurazi nga hoteli përmes garazhit të parkimit. Bad Bunny e ndoqi pas pak minutash modelen në të njejtin vend.

FOTOT/ Kendall Jenner dhe Bad Bunny kapen "mat" në garazhin e
Kendall dhe Bad Bunny

Muzikanti i Reggaeton dhe ylli i "Kardashians" ishin në lidhje për gati një vit përpara se të njoftonin ndarjen në dhjetor 2023.

kendall jenner bad bunny

Sondazh

Poll