Art&Argëtim

Zhgënjen filmi "Furiosa: A Mad Max Saga", kap shifrat më të ulëta si kurrë më parë

Këto janë shifrat më të ulëta për fundjavën që kur Casper debutoi me 22.5 milion dollarë në 1995.

28 Maj 2024, 15:29 Nga S.B
Zhgënjen filmi "Furiosa: A Mad Max Saga", kap shifrat më
Furiosa

SHBA- Filmi më i fundit ‘Furiosa: A Mad Max Saga’ ka patur një fillim zhgënjyes në arkat e SHBA-së, duke sjellë 32 milionë dollarë gjatë fundjavës. Këto janë shifrat më të ulëta për fundjavën që kur Casper debutoi me 22.5 milion dollarë në 1995.

Furiosa mposhti vetëm konkurrentin e saj më të afërt, ‘The Garfield Movie’, i cili fitoi 31.1 milion dollarë. Shifrat për fundjavën e vitit 2024 ishin dukshëm më të ulëta nga viti 2023, kur "The Little Mermaid" i Disney fitoi 118 milion dollarë.

Filmi i pestë në serinë Mad Max është një prequel, me Anya Taylor-Joy dhe Chris Hemsworth. Filmi tregon historinë e origjinës së Imperator Furiosa, të luajtur nga Charlize Theron në filmin Mad Max: Fury Road të vitit 2015, fitues i Oscarit.

Filmi, prodhimi i të cilit kushtoi 168 milionë dollarë ishte parashikuar të fitonte rreth 40 milionë dollarë gjatë fundjavës katër-ditore në SHBA. Filma të tjerë të kohëve të fundit që kanë dështuar përfshijnë komedinë aksion ‘The Fall Guy’, e cila pati performancë të dobët në fundjavën e hapjes.

mad saga furiosa film

Sondazh

Poll