Art&Argëtim

Nicki Minaj rikthehet fuqishëm në Hollandë pas arrestimit, lajmëron datën e koncertit të ri

Reperja dhe këngëtarja 41-vjeçare do të performonte për mijëra fansa në Co-op Live, por shfaqja u anulua në minutën e fundit pasi Minaj u mbajt në paraburgim në Amsterdam për orë të tëra.

28 Maj 2024, 15:15 Nga S.B
Nicki Minaj rikthehet fuqishëm në Hollandë pas arrestimit,
Nicki Minaj

HOLLANDË- Reperja Nicki Minaj ka shpallur datën e re të koncertit në Mançester të cilin u detyrua ta anulonte të shtunën e kaluar pasi u arrestua në Holandë. Reperja dhe këngëtarja 41-vjeçare do të performonte për mijëra fansa në Co-op Live, por shfaqja u anulua në minutën e fundit pasi Minaj u mbajt në paraburgim në Amsterdam për orë të tëra.

Duke shpallur datën e re të Manchesterit në X, ajo tha: Ok djema, thjesht më thanë se ne në fakt nuk mund të kemi ndonjë datë tjetër për #gagcitymanchester përveç 3 qershorit. Pra, 3 qershor është data e re zyrtare për të gjithë mbajtësit e biletave që kishin fillimisht për shfaqjen e 25 majit #manchester.

“Kërkoj falje për të gjithë shqetësimin që ka shkaktuar. Do të jetë vërtet e veçantë.” përfundoi reperja.

Minaj rrëfeu se kaloi rreth gjashtë orë në paraburgim në aeroportin Schiphol të Amsterdamit të shtunën përpara se të mund të fluturonte për në MB. Ajo transmetoi drejtpërdrejt arrestimin e saj në rrjetet sociale dhe pretendoi se droga e gjetur në bagazhin e saj nuk i përkiste asaj por bodyduardit.

Në kuadër të turneut të saj botëror Pink Friday 2, Minaj performoi në Birmingham të dielën, ndërsa një koncert në Londër është planifikuar për të martën në 02 Arena. Të mërkurën ajo do të luajë në Glasgow e ndjekur nga një koncert të enjten, përsëri në Co-op Live në Mançester.

nicki minaj manchester

Sondazh

Poll