Art&Argëtim

VIDEO/ Jon Bon Jovi konfirmon martesën e djalit të tij me Millie Bobby Brown: Është e vërtetë, ishte një dasmë e vogël familjare

Sipas TMZ, Brown dhe Bon Jovi u panë në zonën Hamptons të Nju Jorkut me unazat e tyre të martesës dhe kështu u mor vesh lajmi se ata ishin martuar.

29 Maj 2024, 11:15 Nga S.B
VIDEO/ Jon Bon Jovi konfirmon martesën e djalit të tij me
Jon, Jake dhe Millie

SHBA- Këngëtari amerikan Jon Bon Jovi konfirmoi se djali i tij Jake dhe aktorja Millie Bobby Brown u martuan pak kohë më parë dhe dha detaje rreth dasmës. Legjenda e rock-ut ishte i ftuar në një emision të BBC-së dhe tha për dasmën se: Ishte një dasmë shumë e vogël familjare dhe nusja dukej shumë e bukur dhe Jake është më i lumtur se kurrë. Është e vërtetë.

Sipas TMZ, Brown dhe Bon Jovi u panë në zonën Hamptons të Nju Jorkut me unazat e tyre të martesës dhe kështu u mor vesh lajmi se ata ishin martuar. Disa ditë më parë, The Sun raportoi se Brown dhe Bon Jovi u martuan në një ceremoni top-sekret fundjavën e kaluar, por po planifikojnë gjithashtu një ceremoni të madhe po këtë vit.

Të dy filluan të takoheshin në vitin 2021 para se të fejoheshin vitin e kaluar, siç njoftuan në rrjetet sociale.

jon bon jovi jake bon jovi

Sondazh

Poll