Art&Argëtim

VIDEO/ Maître Gims përshëndet publikun shqiptar me këngën e re, videoja ku bën me duar shqiponjën bëhet virale

Në video shfaqet këngëtari teksa këndon hitin e tij më të fundit të titulluar “Spider”.

28 Maj 2024, 17:05 Nga S.B
VIDEO/ Maître Gims përshëndet publikun shqiptar me
Gims

BORSH- Këngëtari francez Gandhi Alimasi Djuna, i njohur për publikun si Maître Gims, ka publikuar një video në TikTok e cila po bën xhiron e rrjetit. Në video shfaqet këngëtari teksa këndon hitin e tij më të fundit të titulluar “Spider”.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte flamuri shqiptar pas tij si dhe momenti kur Gims bën shqiponjën me dy duar. Nuk munguan as komentet nga fansat shqiptar ku shumë prej tyre i kërkonin bashkëpunime me këngëtarët e vendit tonë.

Maitre Gims erdhi për herë të parë me një koncert në Shqipëri fundjavën që lamë pas, përkatësisht në Borsh, me rastin e South Outdoor Festival. Këngëtari bëri një performancë të shkëlqyer edhe pse nën ndikimin e rreshjeve të shiut. Hitet e tij me famë botërore si "Est-ce que tu m'aimes", "Bella", "J'me tire" dhe "Hola Señorita" ndezën skenën së bashku me publikun shqiptar. 

maitre gims gims

Sondazh

Poll