Aktualitet

Plagosi të birin me thikë, arrestohet në flagrancë babai 69-vjeçar në Lushnjë

Bëhet me dije se babai 69-vjeçar B.P i cili plagosi me thikë të birin ditën e djeshme është arrestuar ditën e sotme.

29 Maj 2024, 12:45 Nga S.B
Plagosi të birin me thikë, arrestohet në flagrancë babai
foto ilustruese

LUSHNJË- Arrestohen pesë persona, shpallen në kërkim dy dhe procedohet një tjetër në Lushnjë për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se babai 69-vjeçar B.P i cili plagosi me thikë të birin ditën e djeshme është arrestuar ditën e sotme dhe thika është sekuestruar. I biri 43-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se është arrestuar në flagrancë një 55-vjeçar pasi kishte vjedhur karikuesin e një makine, vegla pune si dhe mjete nga spitali i Lushnjës. Dy persona janë shpallur në kërkim për mosbindje ndaj urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin si dhe për mashtrim.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier 

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin G. M., 55 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje, pasi dyshohet se gjatë muajit maj, në qytetin e Lushnjës, ka vjedhur një karikues makinash elektronike në një karburant, vegla pune në banesën e një shtetasi dhe mjete të ndryshme pune në spitalin e Lushnjës.     

Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim H. L., 19 vjeç dhe dy shtetas 16 vjeç, të tre banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur celularin, një shtetasi.     

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit N. P., 43 vjeç, nga babai i tij, shtetasi B. P., informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 69 vjeç. Shtetasi N. P. vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për plagosjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Gjithashtu, Komisariati i Policisë Lushnjë shpalli në kërkim shtetasit:  

E. T., 44 vjeç, pasi nëpërmjet mashtrimit, ka nxitur një shtetase që të lidhë martesë me të, nga e cila ai ka përfituar ndryshimin e mbiemrit, dyshohet me qëllim krijimin e lehtësirave për kalimin e kufirit;

A. K., 46 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin, me të cilin është larguar me shpejtësi. 

Policia Rrugore e DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin me drejtues shtetasin R. B., 26 vjeç. Nga ky aksident janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, shtetasi R. B., dhe 4 pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.      

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

thike lushnje

Sondazh

Poll