Aktualitet

EMRAT/ Goditet grupi kriminal në fushën e mashtrimit me tatimet, SPAK: Shmangën 13.5 mln € taksa në 12 vite në Itali

Drejtues të grupit janë Eluert Kamami 40-vjeç, Giuseppe Taglialatela 55-vjeç ish-portier i Fiorentines dhe Napolit, tashmë përfaqësues ligjor i klubit të Ischia dhe Alessandro Bigi 49-vjeç nga Firence.

29 Maj 2024, 10:51 Nga M.B
EMRAT/ Goditet grupi kriminal në fushën e mashtrimit me tatimet, SPAK:
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet partnere si Antimafian italiane, kanë goditur një grup kriminal me aktivitet në fushën e mashtrimit në tatim taksa. SPAK njofton se bëhet fjalë për shuma nga 1.1 milion euro në vit ose një total prej 13.5 milion euro në 12 vite përmes mashtrimit me tatim taksat, pastrimin e parave dhe faturat fiktive.

Po ashtu bëhet me dije se SPAK dhe Antimafia kanë regjistruar procedim penal dhe po kryhen verifikime në ngarkim të Gazment Koçiut, Redon Markut, Samir Houjeirit, Eros Gjonajt, Orkes Kamamit, Eluent Kamamit, Alessandro Bigi-t, Giuseppe Taglialatela-s dhe Albiona Ziajt. Mësohet se Eulent Kamami qëndronte në krye të grupit ndërsa Albiona Ziaj, mblidhte paratë që vinin nga aktiviteti tregtar duke mos lëshuar fatura fiskale. Drejtues të grupit janë Eluert Kamami 40-vjeç, Giuseppe Taglialatela 55-vjeç ish-portier i Fiorentines dhe Napolit, tashmë përfaqësues ligjor i klubit të Ischia dhe Alessandro Bigi 49-vjeç nga Firence.

Pjesë e aktiviteteve të këtij grupi, janë krime përmes blerjeve ose dhënien me qira të 31 bizneseve, restorantesh në qendër të Firences, dy hoteleve, bizneseve të makinave me qira, një kompanie prodhimi birre, aksionet e një klubi futbolli amator në Ischia u blenë gjithashtu me të ardhura të paligjshme. Kontrollet në Shqipëri janë kryer në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan. Kontrollet u kryen edhe me përdorimin e qenve, njësitë e qenve cash në Bolonja, Rimini dhe Firence.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, thotë SPAK.

spak

Sondazh

Poll