Aktualitet

Digjet gjatë natës banesa në Sarandë, flakët shkrumbojnë pajisjet dhe orenditë

Fatmirësisht në momentin e zjarrit mësohet se nuk ka patur persona brenda, ndërsa siç mund të shihet dhe në foto flakët kanë shkrumbuar të gjitha pajisjet dhe orenditë shtëpiake.

29 Maj 2024, 10:52 Nga B.Z

Digjet gjatë natës banesa në Sarandë, flakët

Pamje nga banesa

SARANDË - Një banesë është përfshirë nga flakët pak pas mesante në lagjen nr.1 në Sarandë. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 3:00, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat. 

Fatmirësisht në momentin e zjarrit mësohet se nuk ka patur persona brenda, ndërsa siç mund të shihet dhe në foto flakët kanë shkrumbuar të gjitha pajisjet dhe orenditë shtëpiake, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

sarande banese

Sondazh

Poll