Vidhnin karburant nga kamioni i një firme ndërtimi, arrestohen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre punonjës i kompanisë
pamje nga ngjarja VLORË- Arrestohen dy persona në Vlorë për vjedhje karburanti. Mësohet se 65-vjeçari S.M dhe 26-vje&c...
Babai i tij i moshuar tregoi një bisedë që vajza e tij kishte bërë me personin që kishte gjetur dokumentet dhe telefonin, dhe se zonja në fjalë i kishte pohuar që i riu ishte torturuar. Madje në një moment iu pohua se djali kishte vdekur.
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja pa gjurmë e 34-vjeçarit nga Dibra, Leo Roci. Pas dëshmisë së dajës së tij të dhënë një ditë më pari i cili deklaroi se nipi ka humbur kontaktet në kufirin mes Serbisë e Kroacisë, ka folur edhe babai i 34-vjeçarit.
I ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, babai i tij i moshuar tregoi një bisedë që vajza e tij kishte bërë me personin që kishte gjetur dokumentet dhe telefonin, dhe se zonja në fjalë i kishte pohuar që i riu ishte torturuar. Madje në një moment iu pohua se djali kishte vdekur.
“Atë gruan nuk e kuptonim, por vajza ime ka folur me të dhe ka deklaruar se e di ku është personi, por nuk mund të tregoj se ku është ai. “Nuk dua të tregoj më shumë”. Pastaj ajo tha se djali është i torturuar dhe i masakruar. Dhëndri im di serbisht dhe ai personi që ka pasur telefonin tha se e kishte gjetur celularin në rrugë, afër një tabele. Punonjësi i doganës tha: Nuk jeton. Ndërsa gruaja që na foli serbisht tha se Leo ishte i gjakosur.”, tha ai.
Leo Roci është nisur më datë 19 ditë e diel, me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë, nuk ka pasur biletë për të udhëtuar më tej dhe është detyruar që të flejë në një hotel në Prishtinë dhe të nesërmen më datë 20 është nisur me një taksi për në Serbi, me kalim nga Dogana në Merdarë. Pasi ka kaluar doganën me taksi, taksia e ka vendosur në autobus për në Beograd dhe në Beograd e ka marrë taksia tjetër dhe e ka dërguar në pikën kufitare në dalje të Serbisë me hyrje drejt Kroacisë. Më tej nuk dihet se çfarë destinacioni ka ndjekur.
pamje nga ngjarja VLORË- Arrestohen dy persona në Vlorë për vjedhje karburanti. Mësohet se 65-vjeçari S.M dhe 26-vje&c...
Pamje nga aksidenti TIRANË - Policia ka arrestuar shoferin 55-vjeçar i cili u përfshi në një aksident ditën e djeshme n&eum...
Pamje nga operacioni GREQI - Katër shqiptarë janë arrestuar nga Policia në Greqi pasi dyshohet se janë pronarët të nj&eu...
Pamje nga operacioni SHKODËR - Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia në Qarkun e Shkodrës. Në kuad&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet partnere si Antimafian italiane, kanë goditur një gru...
Pamje nga banesa SARANDË - Një banesë është përfshirë nga flakët pak pas mesante në lagjen nr.1 në Sara...
Leo Roci DIBËR - Teksa kanë kaluar tetë ditë nga zhdukja pa gjurmë e të riut nga Dibra, Leo Roci ende nuk ka asnjë gjurr...
Foto ilustruese GREQI - Tre persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen për posedim të lëndëve n...
Fatmir Mediu TIRANË - Seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, e cila ishte parashikuar të mbahej këtë të mërk...
Foto ilustruese TIRANË - Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet se u merrte lekë qyte...