Art&Argëtim

Lana Del Rey nderohet me çmimin Ivor Novello, vlerësohet karriera dhe ndikimi i saj përmes muzikës

Me çmimin ndërkombëtar këngëtarja u nderua për karrierën dhe ndikimin e saj përmes muzikës.

28 Maj 2024, 14:51 Nga S.B
Lana Del Rey nderohet me çmimin Ivor Novello, vlerësohet karriera
Lana Del Rey

SHBA- Këngëtares Lana Del Rey iu dha çmimi Ivor Novello i Akademisë së Ivorit (ish Akademia Britanike e Këngëtarëve dhe Lirikëve). Me çmimin ndërkombëtar këngëtarja u nderua për karrierën dhe ndikimin e saj përmes muzikës.

Lana Del Rey në fjalën e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në Londër iu referua rritjes së incidenteve të dhunës në familje në Amerikë. Katër vite më parë këngëtarja në postimin e saj në Instagram bëri një referencë sesi femrat në art më në fund mund të këndojnë për atë që duan.

Ajo përmendi se në fillim të karrierës së saj konsiderohej egoiste sepse këngët e saj kishin të bënin me sfidat në marrëdhëniet e dashurisë. 

"Unë mendoj se ajo që kemi parë është se... këto këngë nuk janë shkruar për një botë të vogël njerëzish dhe femrash, ne shohim shumë gjëra të shkruara për marrëdhënie të vështira," tha ajo.

"Dhe edhe kur filloi Covid, epidemia e dytë në SHBA ishte dhuna ndaj partnerit, ajo u rrit me 300%” vuri në dukje kantautorja.

lana del rey

Sondazh

Poll