Bota

Dyshohet se ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral të një parcele toke, arrestohet zyrtari i një komune në Kosovë

Në lidhje me këtë ngjarje ai akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” përcaktuar sipas kodit penal të RKS- së.

28 Maj 2024, 22:44 Nga N.F
Dyshohet se ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë
Foto ilustruese


KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtarë nga zyra kadastrale, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në sistem duke ndryshuar kufijtë kadastral të një parcele tokësore. Ketë veprim dyshohet se i arrestuari e kryen përkundër faktit që kjo parcelë tokësore kishte masë të përkohshme të vendosur nga Gjykata themelore e Prishtinës.

Në lidhje me këtë ngjarje ai akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” përcaktuar sipas kodit penal të RKS- së.

“Më datë 28.05.2024, i dyshuari është ftuar për intervistim i cili në prezencë të avokatit të tij mbrojtës është mbrojtur në heshtje. Pas përfundimit të proceduarve të intervistimit ndaj të dyshuarit Prokuroria themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme”, njofton Policia e Kosovës.

kosove arrestim

Sondazh

Poll