Bota

"Të gjithë sytë në Rafah"/ Hashtagu vizual në Instagram ripostohet mbi 23 milionë herë, shkak sulmet e fundit izraelite

Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën, ku edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi atë si një "gabim tragjik".

28 Maj 2024, 22:19 Nga r.ll
"Të gjithë sytë në Rafah"/ Hashtagu vizual në
hashtagu vizual

GAZË- Lufta në Rripin e Gazës nuk është më në errësirë. Këtë e dëshmon suksesi global i hashtagut vizual “All Eyes on Rafah”, i cili deri më tani ka mbledhur mbi 23.5 milionë ripostime në rrjetin social Instagram. 

"Të gjithë sytë në Rafah" nuk është një hashtag i ri, por popullariteti i tij u rrit, veçanërisht pas sulmit izraelit ndaj civilëve, i cili synoi dy zyrtarë të Hamasit dhe vrau 45 njerëz në një kamp në Rafah. Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën, ku edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi atë si një "gabim tragjik".

Si rezultat, numri i "story"-ve në Instagram nga përdoruesit janë rritur në maksimum gjatë dy ditëve të fundit, duke reflektuar një ndërgjegjësim të shtuar të publikut për luftën në Palestinë. 

izraeli sulmon rafahun

Sondazh

Poll