Bota

"Korrupsioni në Shqipëri i pamat", Çupi: Duhet një zgjim i thellë i shqiptarëve

Gjatë fjalës së saj ajo tha se licencohen biznesmenë, aktivitete tregtare në shfrytëzimin e pasurive minerare dhe askush nuk ngre zërin për këta minatorë që humbin jetën, për këta punëtorë që humbi jetën edhe në Tiranë. Çupi shtoi se jemi të lirë ditën e zgjedhjeve dhe më pas liria ikën nga duart tona.

28 Maj 2024, 22:03 Nga N.F
"Korrupsioni në Shqipëri i pamat", Çupi: Duhet
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi së fundmi u shpreh se në Shqipëri korrupsioni është galopant. Çupi e ftuar në studion e "A Show" në SYRI TV  tha shqiptarët kanë nevojë për një zgjim të thellë.

Gjatë fjalës së saj ajo tha se licencohen biznesmenë, aktivitete tregtare në shfrytëzimin e pasurive minerare dhe askush nuk ngre zërin për këta minatorë që humbin jetën, për këta punëtorë që humbi jetën edhe në Tiranë. Çupi shtoi se jemi të lirë ditën e zgjedhjeve dhe më pas liria ikën nga duart tona.

"Kur ne nuk na jepet informacion, kur ne nuk na jepet e drejta për të dëgjuar ministrin, ministrat drejtojnë zv/ministra apo sekretarë të përgjithshëm për të mbrojtur projektligjet e ministrive të tyre. Kur ne nuk kemi akses, deputetët, si mund të sillen ndaj qytetarit të thjeshtë. Në rastin e bashkisë Tiranë, ne kemi parë se si një qytetari i është mbyllur dera se nuk ka paguar taksa, se është në burg se ka ndërtuar një çati, mur, apo diçka tjetër. Ky është dëshpërim tjetër i situatës në Shqipëri, një korrupsion i pamat në Shqipëri, të gjithë janë më vijë të kuqe.

Licencohen biznesmenë, aktivitete tregtare në shfrytëzimin e pasurive minerare dhe askush nuk ngre zërin për këta minatorë që humbin jetën, për këta punëtorë që humbi jetën edhe në Tiranë. Për rrugën e Arbrit, sot që po flasim ka pasur një rrëshqitje dhe ka pasur disa të plagosur. Dhe të duket se je në një shtet ku nuk ke asnjë lloj mundësie dhe ti të vetmen fuqi që nuk e shfrytëzojmë fatkeqësisht është dita e votimit. Jemi të lirë ditën e zgjedhjeve dhe më pas liria ikën nga duart tona. Këtë nuk kemi arritur të kuptojmë dhe duhet të punojmë sa më shumë që të ketë një zgjim të thellë," tha Çupi.

dhurata Çupi korrupsion

Sondazh

Poll