Bota

Dialogu i pazakontë/ Kryeministrja e Italisë takohet me presidentin e Campania: Unë jam ajo trapja Meloni. Si jeni? (VIDEO)

Kjo ishte hera e parë që ata të dy takoheshin përballë pasi në muajin shkurt De Luca, që i përket PD-së, e quajti kryeministren italiane “trape” teksa fliste me disa gazetarë në Romë, për çështjen e autonomisë lokale dhe zhbllokimin e disa fondeve.

28 Maj 2024, 21:24 Nga r.ll
Dialogu i pazakontë/ Kryeministrja e Italisë takohet me presidentin e
takimi

ITALI- Një takim i tensionuar ka qenë ai mes kryeministres Giorgia Meloni dhe presidentit të rajonit të Campania, Vincenzo De Luca teksa janë përshëndetur dhe i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit.

Meloni: President De Luca, unë jam ajo trapja (stronza) Meloni. Si jeni?

De Luca: Mirë. Mirë se erdhe. 

Kjo ishte hera e parë që ata të dy takoheshin përballë pasi në muajin shkurt De Luca, që i përket PD-së, e quajti kryeministren italiane “trape” teksa fliste me disa gazetarë në Romë, për çështjen e autonomisë lokale dhe zhbllokimin e disa fondeve. Në atë kohë Meloni i dërgoi një mesazh duke u shprehur se De Luca “duhet të punojë në vend që të protestojë”.

giorgia meloni vincenzo de luca itali

Sondazh

Poll