Bota

"Është një kloun që mund të bëhet tiran"/ Robert De Niro kundër ish-presidentit amarikan: Trump mund të shkatërrojë botën dhe SHBA-në

Gjithashtu Robert De Niro është një aktor, që e mbështet fuqishëm presidentitn amerikan John Biden në fushatën e zgjedhje.

28 Maj 2024, 20:28 Nga E. D
"Është një kloun që mund të bëhet
Robert De Niro

SHBA- Robert De Niro ka kritikuar Donald Trumpin në një konferencë shtypi të fushatës së Bidenit, pak para gjykatës në New York. De Niro e ka quajtur Trumpin “klloun” që mund të bëhej një “tiran”. Gjithashtu Robert De Niro është një aktor, që e mbështet fuqishëm presidentitn amerikan John Biden në fushatën e zgjedhje.

“Kjo është lagjja ime. Unë e dua këtë qytet, nuk dua që të shkatërrohet. Donald Trump nuk dëshiron vetëm të shkatërrojë këtë qytet, si dhe vendin dhe në fund, ai mund të shkatërrojë botën," tha aktori i famshëm

Megjithatë ndërhyrja e De Niro-s u organizua nga ekipi i fushatës së presidentit demokrat Joe Biden, ndërsa në të njëjtën kohë, dy hapa më tutje, Donald Trump dëgjoi avokatët e tij të luteshin për lirimin e tij në sallën e gjyqit ku po zhvillohet gjyqi i tij penal.

Pasi e quajti kandidatin Trump një “klloun”, Robert De Niro, 80 vjeç thotë “Kur Trump kandidoi në vitin 2016, ai dukej si një shaka, një kandidat për president”.

"Por harruam mësimet e historisë që na tregojnë se klounët e tjerë nuk u morën seriozisht derisa u bënë diktatorë të egër. Me Trump, ne kemi një shans të dytë dhe askush nuk po tallet më. Ne kemi një mundësi unike për ta ndaluar duke votuar kundër tij, një herë e mirë”, këmbënguli aktori.

Robert De Niro para një sërë mikrofonësh deklaroi se e vetmja mënyrë për të mbrojtur lirinë dhe për të ruajtur njerëzit duhet të votojnë Biden. 

“E vetmja mënyrë për të mbrojtur liritë tona dhe për të ruajtur njerëzimin tonë është të votojmë për Joe Biden”, deklaroi legjenda e Hollivudit.

robert de niro joe biden donald trump

Sondazh

Poll