Forca e tifozëve në Shqipëri, DW: Sporti duhet të bashkojë dhe jo të ndajë!
Foto ilustruese TIRANË- “Euro 2024” është në prag, tifozët përgatiten për të mbështetur ekipet e t...
Franca dhe Gjermania bënë gjithçka me mjete politike për të shmangur luftën. "Por përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur paqen në Evropë dështuan për shkak të Moskës”, tha Steinmeier-i, duke iu referuar gjithashtu përpjekjeve të Macron-it për të vazhduar dialogun me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të luftës në Ukrainë.
GJERMANI- Presidenti francez Macron është vlerësuar me Çmimin Westfalian të Paqes për angazhimin e tij për Evropën. Fjalimi vlerësues u mbajt nga Presidenti gjerman Steinmeier. Çmimi Westfalian i Paqes i këtij viti iu dha presidentit francez Emmanuel Macron.
"Ishit ju që promovuat vazhdimisht idenë e autonomisë strategjike me largpamësi dhe guxim të madh," tha Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në fjalimin e tij shumë miqësor lavdërues në Münster. Emmanuel Macron e kishte përmendur sovranitetin evropian shumë kohë përpara sulmit rus (në Ukrainë, shënimi i redaktorit).
Franca dhe Gjermania bënë gjithçka me mjete politike për të shmangur luftën. "Por përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur paqen në Evropë dështuan për shkak të Moskës”, tha Steinmeier-i, duke iu referuar gjithashtu përpjekjeve të Macron-it për të vazhduar dialogun me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të luftës në Ukrainë.
"Gjithmonë me objektivin e përbashkët në mendje"
Steinmeier-i e quajti Macron-in një evropian të pasionuar. "Gjithmonë ti ke para syve objektivin e përbashkët dhe lufton për të: për të forcuar dhe zgjeruar sovranitetin e Evropës, por edhe konkurrencën e saj”.
Presidenti federal Steinmeier (në mes) mbajti një fjalim lavdërues veçanërisht miqësor. Steinmeieri vlerësoi shprehimisht angazhimin e Macron-it për marrëdhëniet franko-gjermane. "Ti je gjithmonë të gatshëm t'i afrohesh Gjermanisë, hap diskutimin dhe përpiqesh herë këtu, herë atje të na shkëputësh nga qëndrimi i rezervuar”, tha Steinmeier. Macroni është i bindur për ekuilibrin franko-gjerman, që duhet të rivendoset gjithmonë, që Evropa të përparojë, tha Presidenti gjerman.
Në fjalën e tij, Presidenti i Gjermanisë iu referua edhe mënyrës së vendosur të Macron-it dhe motos së varur në murin e zyrës së Macron-it: "Ata që besojnë se nuk është e mundur luten të mos shqetësojnë ata që përpiqen". Macroni synon t'i shkundë gjërat, "ndonjëherë me fjalë mjaft drastike". "Paralajmërues, por asnjëherë i dëshpëruar, ti e ke bërë të qartë gjithmonë se fatin e kemi në duart tona”, tha Steinmeier-i.
Ceremonia e dhënies së çmimit e shtyrë
Çmimi iu dha Macron-it pak më shumë se një vit më parë. Ceremonia e dorëzimit u vonua për shkak se vizita shtetërore e planifikuar fillimisht për vitin 2023 u anulua, si pasojë e trazirave në Francë. Çmimi përkujton Paqen e Vestfalisë të vitit 1648, e cila i dha fund Luftës Tridhjetëvjeçare. Ai jepet çdo dy vjet në dy kategori nga Këshilli i Qytetit të Münster-it.
Pas ceremonisë së dorëzimit, Steinmeier-i e ftoi mysafirin e tij në drekë, e cila përmbylli vizitën shtetërore treditore në Gjermani. Macroni do të udhëtojë më pas në Brandenburg, ku do të takohet me Kancelarin Olaf Scholz në Schloss Meseberg, shtëpia e pritjes e qeverisë gjermane, për Këshillin Ministror Gjermano-Francez.
Temat kryesore që do të diskutohen atje janë mbrojtja evropiane dhe aftësia për konkurrencë e Evropës. Midis Gjermanisë dhe Francës ka dallime në qëndrim për të dyja çështjet.
Marrë nga DW
Foto ilustruese TIRANË- “Euro 2024” është në prag, tifozët përgatiten për të mbështetur ekipet e t...
pamje nga demtimi i portit GAZA- Porti i përkohshëm i ndërtuar nga ushtria amerikane për të transportuar ndihma në Gaza ka p&...
Gazetare IRAN- Gjykata Revolucionare Islamike në perëndim të Iranit e ka dënuar gazetaren Zina Modares Gorji me 21 vjet burgim, pë...
foto ilustruese SHBA- Nëse kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara pyeten se cili është më fetar, shanset jan&eu...
Chow Hang Tung KINË- Hong Kongu ka njoftuar arrestimet e tij të para sipas miratimit të një ligji të ri sigurie. MNësohet se ...
foto ilustruese PRISHTINË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Bëhet me dije...
foto ilustruese RAFAH- Spitali i vetëm i mbetur në Rafah mund të mos funksionojë më, nëse Izraeli e “pushton plotë...
unaza JERUZALEM- Ajo shkëlqen pothuajse si e re, dhe është 2300-vjeçare, një unazë ari shumë e ruajtur u gjet gjat&eum...
foto ilustruese BRUKSEL- Irlanda, Spanja dhe Norvegjia e kanë njohur të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez. Norvegjia e ka konsiderua...
17- vjeçarja GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Frankfurt ku një 17-vjeçar ka dhunuar për vdekje nj&e...