Art&Argëtim

"Do e pushoj nga puna nëse ndodh sërish"/ Nicki Minaj kërcënon DJ-in e saj, acarohet keq nga gjesti i tij

Ikona e repit u ndalua në aeroportin e Amsterdamit pasi dyshohet se mbante marijuanë me vete.

28 Maj 2024, 12:08 Nga S.B
"Do e pushoj nga puna nëse ndodh sërish"/ Nicki Minaj
Nicki dhe Dj

SHBA- Reperja Nicki Minaj, e ka gjetur veten në mes të një drame tjetër, këtë herë që përfshin DJ e saj në turne, DJ Boof. Skandali shpërtheu pasi Boof u pa duke firmosur (dhënë autograf) mbi gjoksin e një fanseje në një nga koncertet e Nicki-t, dhe ky gjest ka bërë bujë në internet.

Në mbishkrimin e Boof shkruhej: Unë jam vërtet i famshëm. Ato më kërkuan të firmosja gjoksin e tyre.

Nicki u përgjigj me shpejtësi në X duke thënë: Unë premtoj se do ta pushoj nga puna nëse e shoh përsëri këtë. Df, duke e bërë të qartë se nuk ishte e kënaqur nga veprimet e Boof.

Ky “shantazh” vjen pas ngjarjes së fundit të Nickit me ligjin në Amsterdam. Ikona e repit u ndalua në aeroportin e qytetit pasi dyshohet se mbante marijuanë me vete.

nicki minaj dj

Sondazh

Poll