Bota

FOTO/ U rrëzua nga një lartësi prej 120 metrash, shpëtohet me lëndime të lehta 19-vjeçari në SHBA, rrëshqiti në një shteg të rrezikshëm

Shërbimi lokal i zjarrfikësve raportoi se personi i përfshirë ishte 19 vjeç dhe "tepër me fat" që ishte gjallë.

28 Maj 2024, 16:18 Nga N.F
FOTO/ U rrëzua nga një lartësi prej 120 metrash, shpëtohet
Shpetimi i të riut

SHBA- Një adoleshent në shtetin e Uashingtonit i ka mbijetuar një rënie prej 120 metrash në anën e një kanioni me vetëm "lëndime minimale". Ai u shpëtua në një "operacion i sigurt dhe i suksesshëm", shtuan oficerët në postimin e tyre në Facebook të fundjavës.

Shërbimi lokal i zjarrfikësve raportoi se personi i përfshirë ishte 19 vjeç dhe "tepër me fat" që ishte gjallë. Adoleshenti identiteti i të cilit nuk është bërë publik thuhet se ka qenë në ecje kur ka rënë.


"Ai po ecte në një rrugë që e përdorin shumë njerëz dhe është bërë një shteg," tha Matthew Wealander, shefi i zjarrfikësve.

"Dhe (ai) përfundoi deri në fund në lumë, duke rrëshqitur," u tha Wealander gazetarëve në vend.

Adoleshenti u dërgua në spital për vlerësim, raportoi NBC News. Autoritetet u kanë kujtuar njerëzve që të mos ecin në këtë zonë, të cilën ata e përshkruajnë si të rrezikshme për këmbësorët dhe shpëtimtarët. Disa njerëz vdesin atje çdo vit, dhe disa vetëvrasje raportohen gjithashtu në zonë.

"Ne u kemi thënë njerëzve që të qëndrojnë larg këtyre shtigjeve sepse janë të rrezikshme, por njerëzit ose nuk i kanë parë shenjat paralajmëruese ose po e shpërfillin atë," sipas një oficeri policie të përfshirë në shpëtim.

Ura e lartë e çelikut - e cila u përdor nga shpëtimtarët për të tërhequr adoleshentin - shtrihet në lumin Skokomish dhe më parë kishte një hekurudhë.

shba rrezim shpetim

Sondazh

Poll