Bota

Merr flakë motori i avionit para nisjes nga aeroporti i Çikagos

Ndërsa zëdhënësi i aeroportit njoftoi se avioni ka përjetuar një situatë emergjente përpara nisjes dhe se situata është zgjidhur në mënyrë të sigurt.

28 Maj 2024, 15:34 Nga E. D

Merr flakë motori i avionit para nisjes nga aeroporti i Çikagos

ÇIKAGO- Një incident i tmerrshëm ka ndodhur në aeroportin O'Hare të Çikagos kur një motor avioni mori flakë në pistë pak çaste para nisjes.

"Një Airbus 320  ishte ngjitur në pistë rreth orës 14:00 të së hënës për një fluturim nga Çikago në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle-Tacoma kur tymi dhe flakët papritmas filluan të dilnin nga një prej krahëve të avionit," thuhej në deklaratë.

Për shkak të kësaj, fluturimet e tjera u shtynë gjithashtu.

Ndërsa zëdhënësi i aeroportit njoftoi se avioni ka përjetuar një situatë emergjente përpara nisjes dhe se situata është zgjidhur në mënyrë të sigurt.

“Ne po punojmë për të shtuar orare alternative të udhëtimit për ta”, shtoi kompania.

avioni zjarr cikago

Sondazh

Poll