Bota

"Nëntoka e terrorit"/ 49-vjeçari në Majorca mbante prej 5 vitesh të izoluar dhe e shfrytëzonte seksualisht thjeshtrën e tij të mitur, si doli në dritë ngjarja e rëndë

Pas pesë vitesh shfrytëzimi seksual, vajza tregoi për abuzimin e saj kur mësoi se njerku i saj po fillonte procesin për të sjellë motrat e saj. Pasi informoi nënën e saj, ajo iu drejtua organizatës “Hermanas Oblatas” që kujdeset për gratë në vështirësi.

28 Maj 2024, 15:29 Nga r.ll
"Nëntoka e terrorit"/ 49-vjeçari në Majorca mbante
foto nga vendi ku mbahej e izoluar e mitura

SPANJË- Një burrë është arrestuar në Majorca, pasi mbante të izoluar që nga viti 2019, thjeshtrën e tij të mitur dhe e shfrytëzonte seksualisht. E mitura prej pesë viteve të fundit kishte jetuar një makth, ndërsa rasti doli në dritë katër ditë më parë.

Burri akuzohet për shfrytëzim seksual të fëmijës, ku sipas një deklarate të autoriteteve lokale, abuzimi filloi në vitin 2019 kur vajza ishte 12 vjeçe dhe vazhdoi derisa ajo mbushi 17 vjeç në vitin 2024. Sipas mediave të huaja, 49-vjeçari, kishte kërkuar të martohej me një grua për t'i dhënë asaj dhe vajzave një jetë më të mirë në Spanjë, kështu që ai u martua me nënën e të miturës.

Video nga operacioni i autoriteteve:

Autori pa precedentë penalë deri pak kohë më parë, kishte udhëtuar në vitin 2015 drejt një shteti afrikan për të birësuar një vajzë, por është përballur me procedura burokratike. Si përfundim ai gjeti nënën e vajzës dhe i premtoi asaj një jetë më të mirë në Majorca. Gruaja pranoi propozimin e tij, ata bënë një martesë të rreme dhe nisi jetesën me vajzën e saj me të.

Çifti u nda në vitin 2019 dhe nëna u transferua në banesën e saj, por vajza e saj 12-vjeçare qëndroi me 49-vjeçarin, pasi ai i kishte thënë se do të "kujdesej më mirë për vajzën" dhe do ta bënte më të lehtë procedurën e sjelljes së motrave të saj nga Africa në Majorca.  Kështu, burri ka përfituar nga kjo situatë për të skllavëruar seksualisht vajzën, atëherë 12-vjeçare.

“Ai e kishte nën kontroll dhe nënshtrim të plotë në çdo kohë dhe e kërcënoi se do ta kthente atë dhe nënën e saj në vendin e tyre të origjinës. Prandaj, edhe pse kishte frikë, ajo iu bind”, raportojnë mediat vendase.

Pas pesë vitesh shfrytëzimi seksual, vajza tregoi për abuzimin e saj kur mësoi se njerku i saj po fillonte procesin për të sjellë motrat e saj. Pasi informoi nënën e saj, ajo iu drejtua organizatës “Hermanas Oblatas” që kujdeset për gratë në vështirësi. Organizata ka denoncuar në polici, e cila ka çuar në arrestimin e 49-vjeçarit.   Oficerët kontrolluan shtëpinë e tij, ku gjetën disa hard disk dhe disqe USB me materiale pornografike për fëmijë që ai shpërndante ndërsa hetonin nëse 49-vjeçari kishte regjistruar përdhunimin e 12-vjeçares dhe kishte ndarë materialin me pedofilë të tjerë.

majorca

Sondazh

Poll