Bota

Izraelitët "vulosën" zonën e vdekur me Egjiptin, luftime të ashpra në Rafah

Prania e tankeve izraelite vjen ndërsa Izraeli vazhdon sulmet ajrore të Rafahut, pavarësisht protestave ndërkombëtare, pasi ndezi një zjarr në një kamp për personat e zhvendosur, duke vrarë të paktën 45 njerëz dhe duke plagosur 249 të tjerë.

28 Maj 2024, 16:12 Nga E. D
Izraelitët "vulosën" zonën e vdekur me Egjiptin,
foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli po përshkallëzon operacionet ushtarake në Rripin e Gazës pasi, përveç tankeve që hynë në qendër të Rafahut të martën Forcat Mbrojtjese të Izraelit (IDF) konfirmuan se kishin vendosur trupa përgjatë kufirit Egjiptin.  Dëshmitarët okularë raportuan se forcat izraelite tani kishin nën kontrollin e tyre të gjithë territorin. 

Në një deklaratë në lidhje me operacionet e saj në Rafah, ushtria izraelite thotë se po angazhon terroristët në luftime të ngushta dhe po identifikon boshtet e tuneleve terroriste, armët dhe infrastrukturën shtesë terroriste në zonë. Gjithashtu ushtria izraelite thotë se po intensifikon operacionet në Rripin qendror të Gazës dhe po kryen operacione në veri. 

Prania e tankeve izraelite vjen ndërsa Izraeli vazhdon sulmet ajrore të Rafahut, pavarësisht protestave ndërkombëtare, pasi ndezi një zjarr në një kamp për personat e zhvendosur, duke vrarë të paktën 45 njerëz dhe duke plagosur 249 të tjerë.

Po ashtu kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti bombardimin një aksident tragjik. Ushtria izraelite tha se po hetonte vdekjen e civilëve pasi fillimisht tha se kishte shënjestruar dy operativë të Hamasit me municione precize.

Ndërkohë disa nga qindra mijëra civilë që ishin strehuar në Rafah tani po ikin nga qyteti ndërsa intensifikohen operacionet ushtarake. Familjet u panë duke lëvizur gjërat e tyre në Rafah ndërsa kërkuan strehim larg përshkallëzimit të luftimeve.

Operacionet izraelite vijnë në të njëjtën ditë kur Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin shtetin palestinez. Njohja nga tre vendet evropiane shkakton ndjenja të përziera te palestinezët. 

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll