Bota

Sherr masiv dhe të shtëna armësh në Rusi/ Shkak një trekëndësh marrëdhëniesh midis një vajze, një ushtari dhe një pjesëtari të Wagner

Në disa pamje të publikuara shihet një grup burrash duke rrahur një burrë të shtrirë me fytyrë përtokë me një send të mprehtë.

28 Maj 2024, 16:30 Nga E. D
Sherr masiv dhe të shtëna armësh në Rusi/ Shkak një
pamje nga sherri

RUSI- Autoritetet ruse kanë thënë se kanë nisur një hetim për një përleshje masive në rrugë dhe shkëmbim zjarri në qytetin e Chelyabinsk gjatë fundjavës, ku thuhet se ishin të përfshirë veteranë të luftës në Ukrainë.

Në disa pamje të publikuara shihet një grup burrash duke rrahur një burrë të shtrirë me fytyrë përtokë me një send të mprehtë. Gjithashtu disa nga burrat mbanin maska dhe kamuflazh. Pak çaste më vonë, një grup i veçantë burrash të veshur me të zeza mbërritën me dy makina dhe filluan të hapnin zjarr ndaj grupit të parë të burrave, të cilët më pas u larguan nga zona.

Megjithatë thuhet se lufta në rrugë mund të ketë shpërthyer për shkak të një trekëndëshi marrëdhëniesh midis një vajze, një ushtari të ushtrisë dhe një veterani të grupit mercenar Wagner. Bëhet me dije se zënka shpërtheu pasi një luftëtar i Wagner dhe e dashura e tij dyshohet se u sulmuan nga një grup i panjohur burrash. Nuk ishte e mundur menjëherë të verifikohen në mënyrë të pavarur raporti, i cili pretendonte se të gjithë të arrestuarit gjatë fundjavës ishin anëtarë të Wagner.

sherr masiv rusi

Sondazh

Poll