Bota

17 të vdekur nga shembja e një guroreje në Indi

Rahul Alwal, zyrtar i lartë policor, tha se ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë trupat e të vdekurve nga gurorja në Melthum, rreth 6 kilometra nga larg Aizwalit, kryeqytetit të shtetit Mizoram.

28 Maj 2024, 15:20 Nga N.F
17 të vdekur nga shembja e një guroreje në Indi
Foto ilustruese

INDI- Së paku 17 persona kanë humbur jetën të martën nga shembja e një guroreje në verilindje të Indisë, thanë zyrtarët. Gurorja u shemb si pasojë e shirave të mëdha, sipas zyrtarëve. Rahul Alwal, zyrtar i lartë policor, tha se ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë trupat e të vdekurve nga gurorja në Melthum, rreth 6 kilometra nga larg Aizwalit, kryeqytetit të shtetit Mizoram.

Dy punëtorë u nxorën të gjallë, ndërsa 12 të tjerë janë zhdukur, shtoi ai. Alwal theksoi se janë duke u bërë përpjekje për të arritur te punëtorët e ngecur dhe për gjetur më shumë të mbijetuar.

Mizorami ka shumë gurore, nga ku nxirren gurë për ndërtimin e rrugëve dhe për ndërtime të tjera. Megjithatë, shumë kompani nxjerrin gurë pa marrë pëlqimin e kërkuar mjedisor.

Vitin e kaluar, shtatë punëtorë u vdiqën në qytezën Mamit nga shembja e një guroreje. Më 2022, 12 punëtorë humbën jetën në një incident të ngjashëm. Pjesa verilindore e Indisë është duke u përballur me shira të mëdha, pasi stuhia tropikale Remal e goditi Bangladeshin të hënën.

Marrë nga REL

indi viktima gurore

Sondazh

Poll