Politike

"ORE KUSH JENI"/ Rama dhe Bardhi përplasje në distancë: Nuk jemi anëtar të asnjë grupi të strukturuar kriminal...

Fill pas postimit të Ramës ka ardhur edhe replika e Bardhit i cili po në një reagim në rrjete sociale shkruan se të paktën sipas tij deputetët e opozitës nuk janë anëtarë të asnjë grupi kriminal, që vjedhin zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë.

28 Maj 2024, 15:42 Nga B.Z
"ORE KUSH JENI"/ Rama dhe Bardhi përplasje në distancë:
Gazmend Bardhi, Edi Rama

TIRANË - Një përplasje e regjistruar gjatë seancës së djeshme plenare në Kuvend, mes ministres Elisa Spiropali dhe Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka shkaktuar replika dhe ironi mes këtij të fundit dhe kryeministrit të vendit Edi Rama.

Ka qenë kryeministri Rama ai i cili fillimisht në një postim në rrjete sociale, ka publikuar pjesë nga fjalimi i Spiropalit dhe Manjës të cilët e pyesnin Bardhin “Kush je”, ndërsa shkruan me ironi KUSH JANË NË FAKT?!, referuar deputetëve të opozitës.

“KUSH JE?” “ORE KUSH JENI?” KUSH JANË NË FAKT",- shkruan Rama në Facebook.

Fill pas postimit të Ramës ka ardhur edhe replika e Bardhit i cili po në një reagim në rrjete sociale shkruan se të paktën sipas tij deputetët e opozitës nuk janë anëtarë të asnjë grupi kriminal, që vjedhin zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë.

“Vëllai Olsit” na paska pyetur kush jemi?! Mqs çdo shqiptar e dinë tashmë kush është Edi Rama dhe ekipi i tij , ky vetë duhet të dijë kush ne nuk jemi. Ne nuk jemi Ols Rama, Arben Ndoka, Rrahman Rraja, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Elvis Rroshi, Agim Kajmaku, Valdrin Pjetri, etj. Nuk jemi anëtar të asnjë grupi të strukturuar kriminal, që qeverisë Shqipërinë prej 11 vitesh sipas parimit: “të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë",- shkruan Bardhi në fb.

edi rama gazmend bardhi olsi rama

Sondazh

Poll