Politike

"Bashkia shpellë korrupsioni"/ Teliti: Rama të sjellë Veliaj para Këshillit Bashkiak, të japë llogari për 30 mln eurot e vjedhura

Teliti u shpreh se kryeministri duhet të detyrojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të dalë pasnesër para Këshillit Bashkiak për të dhënë llogari. 

28 Maj 2024, 11:46 Nga B.Z
"Bashkia shpellë korrupsioni"/ Teliti: Rama të sjellë
Dorian Teliti

TIRANË - Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, ka mbajtur fjalën në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës. Duke sjellë në vëmendje edhe njëherë rezolutën anti-korrupsion të PS, Teliti u shpreh se kryeministri duhet të detyrojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të dalë para Këshillit Bashkiak për të dhënë llogari për eurot e vjedhura. Sipas tij vetëm atëherë kreu i qeverisë mund të flasë për luftën ndaj korrupsionit.

Teliti: Ky institucion është kthyer në një shpellë korrupsioni dhe klientelizmi dhe që do ta zbrazim nga ata që po shkatërrojnë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, - theksoi Teliti. - Ju e patë dje Kryeministrin, Edi Ramën, i cili fliste për korrupsionin, se si donte ai ta luftonte atë. E ka një provë të parë për ta dhënë, pasnesër. Pasnesër është thirrur mbledhja mujore normale e Këshillit Bashkiak të Tiranës. A do të ketë fuqi Edi Rama të sjellë Erion Veliajn në Këshillin Bashkiak, përballë me gazetarët për të dhënë llogari?!

A do ta detyrojë dot Edi Rama, Erion Veliajn, të vijë në Këshillin Bashkiak për të dhënë llogari se ku kanë shkuar 30 milionë eurot e pesë drejtorëve të tij?! A ka fuqi Edi Rama që ta detyrojë Erion Veliajn që të vijë në Këshill Bashkiak dhe të japë llogari se ku kanë shkuar 132 milionë euro e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston?!.

erion veliaj proteste bashkia tirane me godine te re

Sondazh

Poll