Politike

Partneriteti i UBT me universitetin BAKU/ Rama: Synimi ta bëjmë sa më atraktiv dhe për studentët e rajonit 

Gjatë fjalës, Rama theksoi se kjo marrëvesje synon që të transformojë UBT-në në një universitet me standarde europiane.

28 Maj 2024, 12:13 Nga I.A
Partneriteti i UBT me universitetin BAKU/ Rama: Synimi ta bëjmë sa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë marrëvëshjes që Universiteti Bujqësor i Tiranës bëri me Universitetin BOKU të Vjenës. Gjatë fjalës, Rama theksoi se kjo marrëvesje synon që të transformojë UBT-në në një universitet me standarde europiane. Rama tha se synimi është që UBT të bëhet sa më atraktiv dhe të tërheqë studentë nga rajoni.

“Është një moment historik për universitetin tuaj. Është një moment historik jo e shpeshtë. Marrja me portikë ka siklete dhe të bën të mendosh ‘ç’mu desh kjo punë’, të jep një kënaqësi sa gjithë të tjerat i bën hallall. Para tre vitesh kishin një situatë jo të lehtë me rekrutimet e studentëve. Rektori erdhi me një propozim që ishte i juaji i përbashkët për Ministrinë e Arsimit dhe Bujqësisë, për të ulur mesataren për hyrjen në UBT. Unë isha absolutisht kundër kësaj ideje sepse nuk më bënte sesns që studentët po tregonin më pak interes, mesatarja të ulej që këtu të vinin nxënës që paralelisht të hynim në kurset e shkrimit. Ne duhet ta bënim UBT në një universitetet atraktiv, jo vetëm për studentët shqiptarë, por edhe për të huaj. Kjo duke u bashkua me një universitetet ekselence në Evropë me synim që studenti është në Tiranë por merr çfarë do gjë që do merrje në Vjenë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll