Politike

"E koordinuar me opozitën", Hoxha: Rezoluta antikorrupsion tregon hallin e Ramës për të vendosur nën fre SPAK-un

Hoxha u shpreh se rezoluta e votuar me 76 vota nga shumica e majtë, tregoi sikletin e maxhorancës dhe hallin e kryeministrit Rama, që u kthye në Kuvend pas shumë muajsh.

27 Maj 2024, 22:39 Nga r.ll
"E koordinuar me opozitën", Hoxha: Rezoluta antikorrupsion tregon
artan hoxha, edi rama

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë për Rezolutën Antikorrupsion të propozuar nga mazhoranca.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha u shpreh se rezoluta e votuar me 76 vota nga shumica e majtë, tregoi sikletin e maxhorancës dhe hallin e kryeministrit Rama, që u kthye në Kuvend pas shumë muajsh.

“Minimalisht është një siklet për maxhorancën që propagandon SPAK-un dhe nga ana tjetër shkon e bën rezolutë që në vetvete që do të nxjerrë artifica. Janë disa veprime që tregojnë se ka një siklet me SPAK dhe kryetari i maxhorancës do që të vërë nën fre SPAK-un. Ishte një rezolutë që dukej e koordinuar me opozitën që ishte në sallë.

Është halli i kryeministrit që erdhi në sallë pas shumë muajsh dhe morën 76 vota. Pashë Gaz Bardhin që vajti atje të foltorja, dhe një i gardës që sikur e pengonte. Pra ishte një çorganizim i organizuar. Kanë bërë mbledhje ujqërit se ka dalë një qingj atje dhe s’e hanë dot. Këta janë ujqërit. Shqipëria është në një kolaps se s’kemi 40 për qind të prokurorrëve që duhen, qytetarët nuk marrin drejtësi. Kjo më kujton se jemi në vit parazgjedhor. Më kujton OFL-në e famshme, atë operacion të madh që u shfry.”-tha Hoxha.

artan hoxha edi rama rezoluta antikorrupsion e ps

Sondazh

Poll