Sport

Karembeu është në zi… I kanë vrarë nipin dhe mbesën me snajpër në Kaledoni...

Ish-futbollisti Christian Karembeu ka trajtuar këtë të hënë në Europe 1 situatën në Kaledoninë e Re, prej nga është. Ai shpjegon se nipi dhe mbesa e tij janë vrarë nga snajperët.

28 Maj 2024, 09:30 Nga DOSJA
Karembeu është në zi… I kanë vrarë nipin dhe
Christian Karembeu humbi dy anëtarë të familjes së tij në Kaledoninë e Re

FRANCE - I ftuar këtë të hënë nga Jacques Vendroux në emisionin Evropa 13:00, ish-ndërkombëtari francez Christian Karembeu (53 vjeç, 53 ndeshje) foli për situatën e rëndë në Kaledoninë e Re.

Ai tha se nipi dhe mbesa e tij u “vranë” gjatë ngjarjeve të fundit në arkipelagun e Paqësorit. “Kam humbur anëtarët e familjes, prandaj kam heshtur. Sepse unë jam i pikëlluar. Dy persona në familjen time u qëlluan në kokë. Ata janë qëlluar nga snajperë”.

I pyetur nëse ishte një atentat, ai u përgjigj: “Nuk kam dashur të flas sepse fjala është e fortë, por... është e vërtetë që po, është një atentat dhe shpresojmë që të ketë hetime për këto vrasje.” Shtatë persona kanë vdekur që nga fillimi i përleshjeve që kanë shpërthyer në Kaledoninë e Re, ishull në Paqësor, që vazhdon të administrohet nga Franca.

Mesfushori, i stërvitur në FC Nantes, lindi në ishullin Lifou në një familje me tetëmbëdhjetë fëmijë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Maj 2024, 08:30

Fabio Cannavaro bëri mrekullinë…

ITALI - "Ata menduan se ne kishim vdekur, por ne ia dolëm." Fjalët e Fabio Cannavaros në dhomat e zhveshjes së Udineses kanë një...

Sport 27 Maj 2024, 18:45

Aston Villa ‘betonon’ Unai Emery…

ANGLI - Projekti i Unai Emery te Aston Villa sapo ka filluar. Që në momentin e parë trajneri bask dhe klubi ishin ambicioz&...