Sport

Arrigo Sacchi mosbesues për Fonsecan te Milani: “Prisja një emër më të madh…”

Ish-trajneri i kuqezinjve kërkon që portugezit t’i jepet ndihmë që të japë "futboll emocionues"

27 Maj 2024, 20:15 Nga DOSJA
Arrigo Sacchi mosbesues për Fonsecan te Milani: “Prisja një

ITALI - Arrigo Sacchi ka dhënë një intervistë për 'Gazzetta dello Sport', ku ka diskutuar për ardhjen e mundshme të Paulo Fonseca në komandën teknike të Milanit, duke zëvendësuar italianin Stefano Pioli. 

“Do të jem i sinqertë: prisja një emër më të madh, ose të paktën italian, mendoja se drejtuesit e klubit do të zgjidhnin një trajner nga shtëpia jonë”,- është shprehur ish-trajneri 70-vjeçar, i cili tregon edhe emra të tjerë që mund të përshtaten me stilin e lojës së klubit. “Për momentin po mendoj për De Zerbin, Sarrin, Gasperinin dhe (Thiago) Motta-n, i cili nuk është italian, por është sikur të ishte”. 

Sa i përket CV-së së trajnerit portugez, Sacchi supozon se ai bëri një punë të mirë në Ukrainë, por në Romë ai "nuk bëri përshtypje" dhe te Lille "ai nuk arriti rezultate të shkëlqyera", duke përfunduar i pesti dhe i katërti në dy sezonet që ishte atje. 

Pavarësisht se nuk është zgjedhja e tij e parë, ish-trajneri i shquar sqaron se Paulo Fonseca-s duhet t'i jepet kohë për ta sjellë ekipin në nivelin e tij dhe thekson se drejtuesit e klubit do të luajnë një rol themelor në integrimin e tij. 

"Menaxherët, pasi e zgjodhën atë, duhet ta ndihmojnë. Kur mbërrita në AC Milan, pas një fillimi disi të komplikuar, Berlusconi mblodhi lojtarët dhe u tha atyre: "Kam besim të plotë te Arrigo. Ata që e ndjekin do të qëndrojnë. Ata që nuk e ndjekin do të largohen. Kjo më dha forcë dhe kushte më të mira për të punuar”.

Për mbështetjen e tifozëve, ai nuk ka dyshim se “janë mësuar me këto situata” dhe shpreson se trajneri portugez “mund të japë futboll emocionues”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Maj 2024, 18:45

Aston Villa ‘betonon’ Unai Emery…

ANGLI - Projekti i Unai Emery te Aston Villa sapo ka filluar. Që në momentin e parë trajneri bask dhe klubi ishin ambicioz&...