Sport

Spalletti flet përpara Europianit: “Duhet ta ndjejmë fanellën e Italisë!”

Trajneri Luciano Spalletti theksoi së fundmi se për të, është një ëndërr ndjesia e të drejtuarit kombëtaren ndërsa shtoi se për të pasur sukses duhet të luajnë si skuadër.

28 Maj 2024, 01:42 Nga DOSJA
Spalletti flet përpara Europianit: “Duhet ta ndjejmë

ITALI - Italia dhe trajneri i saj Luciano Spalletti po përgatiten për Euro 2024, aty ku për të mbrojtur fronin e Kampionëve të Europës, iu duhet të përballen edhe me Shqipërinë, me kuqezinjtë që janë pjesë e Grupit B së bashku me Spanjën dhe Kroacinë.

Trajneri Luciano Spalletti theksoi së fundmi se për të, është një ëndërr ndjesia e të drejtuarit kombëtaren ndërsa shtoi se për të pasur sukses duhet të luajnë si skuadër.

“Mancini ka zhvilluar një punë shumë të mirë dhe ne duhet të vazhdojmë me trashëgimin e tij. Italia ka shumë entuziazëm dhe jemi të lumtur për ndjesinë që ajo përcjell. Duhet që ta ndjejmë këtë përfaqësinë ndaj fanellës. Duhet të jemi në nivelin e historisë që përfaqësojmë. Kombëtarja është pika më e lartë në karrierën time, është sikur të jem në parajsë”, u shpreh Spalletti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Maj 2024, 18:45

Aston Villa ‘betonon’ Unai Emery…

ANGLI - Projekti i Unai Emery te Aston Villa sapo ka filluar. Që në momentin e parë trajneri bask dhe klubi ishin ambicioz&...