Sport

Shqipëria ‘harron’ Keidi Baren… Espanyol ‘fërkon’ duart, shkruan media spanjole!

Një nga lojtarët më të sintonizuar në ekipin katalanasve nuk është thirrur për “Euro 2024” e afërt dhe do të jetë në gjendje të konkurrojë në ‘play off’-in e promovimit me Espanyol.

27 Maj 2024, 18:19 Nga DOSJA

Shqipëria ‘harron’ Keidi Baren… Espanyol

SPANJE - Pasi përjashtoi rrugën e promovimit direkt, pas barazimit ndaj Amorebieta-s, Espanyol i ka fokusuar të gjitha energjinë e tij për fitoren e ndeshjes së fundit të ‘play-off’-it të dielën e ardhshme kundër Cartagenas. Imazhi i skuadrës së Manolo González nuk jep shumë arsye gëzimi, dhe aq më pak, për të menduar se skuadra nuk do të vuajë në promovim edhe një ruletë ruse.

Është urgjente të pastrojmë mendjen dhe të shtrëngojmë dhëmbët për të ofruar një fytyrë më të mirë, një fytyrë më konkurruese në promovimin për të fituar sërish. Ndaj, lajmi që dihet orët e fundit është një rreze shprese për Espanyol-in, por jo për futbollistin që luan në të.

Një nga lojtarët më të sintonizuar në skuadrën e Manolo González nuk është thirrur për “Euro 2024” e afërt dhe do të jetë në gjendje të konkurrojë në ‘play-off’-in e promovimit me Espanyol. Ky është Keidi Bare, i cili nuk është përfshirë në Kombëtaren që ka konfirmuar këtë të hënë, trajneri i Shqipërisë, braziliani Sylvinho, shkruan media spanjole ‘Mundodeportivo’.

Mesfushori shqiptar ka pasur dy ndeshje si titullar, duke dhënë një paraqitje të mirë, sidomos në ndeshjen e fundit ndaj Amorebietës, ku ishte një nga më të mirë në mesfushë.

Shqipëria ‘harron’ Keidi Baren… Espanyol

Kështu, një lajm i mirë për Espanyolin, i cili do të mund të mbështetet te Keidi për ‘play off’-in e ngjitjes, edhe pse do të pendohet që nuk mund të marrë pjesë në kompeticionin më të lartë kombëtar evropian.

Duke ditur që mesfushori shqiptar do të jetë në lojë këtë qershor, tashmë Espanyol jeton në pritje të asaj që mund të ndodhë këtë të enjte. Do të jetë dita që do të bëhet e ditur thirrja e Danimarkës për “Euro 2024”, një listë ku golashënuesi Braithwaite ka opsione për të hyrë, që do të thoshte se nuk do të ishte me Espanyol në promovim, lajm që tmerron tifozët që kryqëzojnë gishtat. sepse Martini, ashtu si Keidi, nuk është ndër ata që janë zgjedhur për të luajtur në Euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll