Sport

Gazetarët “debatojnë”, trajneri Sylvinho justifikon zgjedhjet e tij në Kombëtare…

Ndër të tjera trajneri brazilian u shpreh, se për të përgatitur këtë listë, ai dhe stafi kanë patur vështirësi dhe kanë mbi dy muaj që punojnë për të përzgjedhur këta futbollistë

27 Maj 2024, 17:00 Nga DOSJA

Gazetarët “debatojnë”, trajneri Sylvinho justifikon

TIRANE - Sot në orën 16:00, në Shtëpinë e Futbollit të FSHF-së, trajneri brazilian Sylvinho ka shpallur një listë paraprake prej 27 futbollistësh kuqezinj, të cilët do të përgatiten fillimisht në një qendër përgatitore në Austri, para se të udhëtojnë drejt Gjermaninë për finalet e “Euro 2024” (14 qershor - 14 korrik).

Pasi janë bërë të ditur emrat e kuqezinjve, trajneri Sylvinho, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ku në krye ishte arsyeja e mungesës së titullarëve Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni apo Klejdi Bares, të tre lojtarë titullarë në aventuren eliminatore. A është i shqetësuar trajneri që Armando Broja nuk është aktivizuar, e megjithatë grumbullohet, po kështu për Amir Abrashin, apo edhe rasti i Medon Berishës një lojtar i U-21 që grumbullohet në Kombëtare, ishin ndër të tjera disa nga pyetjet që iu bëne trajnerit Sylvinho.

Trajneri i Kombëtares, braziliani Sylvinho, dhe përgjigjet e tij, duke justifikuar zgjedhjet e tij, teksa ndër të tjera u shpreh, se për të përgatitur këtë listë, ai dhe stafi kanë patur vështirësi dhe ka mbi dy muaj që punon për të përzgjedhur këta futbollistë që do të përfaqësojnë jo thjeshtë 3 milionë banorë që jetojnë në kufinjtë e Shqipërisë, por edhe afro 10 milione të tjerë që jetojnë jashtë nëpër botë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll