Sport

“Euro 2024”/ Ja Spanja, rivalja e Shqipërisë në grup!... Luis de la Fuente zyrtarizon listën e zgjeruar për Europianin e Gjermanisë

Nacho, Fermín López dhe Ayoze janë shtesat kryesore të reja, ku kthehen Pedri, Marcos Llorente dhe Aleix García.

27 Maj 2024, 14:46 Nga DOSJA

“Euro 2024”/ Ja Spanja, rivalja e Shqipërisë në

SPANJE - Luis de la Fuente bëri të ditur listën e parë për “Euro 2024” me 29 lojtarë. Trajneri spanjol do të duhet të përjashtojë tre lojtarë para ndeshjeve në Gjermani, por për momentin ai ka preferuar të përfundojë dyshimeve të tij për garën.

Për këtë arsye, shtesat e reja kryesore ishin Nacho Fernández nga Real Madridi, Fermín López nga Barça dhe Ayoze Pérez nga Betis. Ndërkohë që kthehen Pedri González, Marcos Llorente dhe Aleix García.

Në një event në sallën ‘Luis Aragonés’, të sponsorizuar nga José Ángel Iribar, Joan Capdevila dhe Fernando Torres, tre nga kampionët në tre Eurokupat që Spanja ka fituar deri më tani, Luis de la Fuente pranoi se ishte "i emocionuar" përpara se të jepte listen e kombëtares iberike, së bashku me tre mitet e historisë së kombëtares, të cilët treguan mbështetjen e pakushtëzuar për vendimet e trajnerit.

E para ishte zgjerimi i listës në 29 lojtarë gjatë kampit stërvitor para Eurokupës. Ky grup do të përgatitet për turneun kontinental deri më 7 qershor, me dy miqësore kundër Andorrës më 5, në Badajoz dhe kundër Irlandës së Veriut në datën 8, në Palma de Mallorca.

Më pas do të jenë 26 lojtarët e përzgjedhur, të cilët do të udhëtojnë në Gjermani për t'u përqendruar atje nga data 9, gjashtë ditë para se Spanja të debutojë kundër Kroacisë.

Ja dhe lista e 29 lojtarëve të thirrur nga Luis de la Fuente:

Portierë: Unai Simon (Athletic Bilbao), David Raya (Arsenal), Alex Remiro (Real Sociedad)

Mbrojtës: Dani Carvajal (Real Madrid), Jesús Navas (Sevilla FC), Robin Le Normand (Real Sociedad), Aymeric Laporte (Al-Nassr), Nacho (Real Madrid), Dani Vivian (Bilbao), Pau Cubarsí (FC Barcelona), Alejandro Grimaldo (Bayer Leverkusen) dhe Marc Cucurella (Chelsea)

Mesfushorë: Rodri (Manchester City), Martin Zubimendi (Real Sociedad), Mikel Merino (Real Sociedad), Fabian Ruiz (PSG), Alex Baena (Villarreal), Pedri (FC Barcelona), Marcos Llorente (Atlético Madrid), Aleix Garcia (Girona) dhe Fermin Lopez (FC Barcelona)

Sulmues: Alvaro Morata (Atlético de Madrid), Nico Williams (Bilbao), Lamine Yamal (FC Barcelona), Dani Olmo (RB Leipzig), Joselu (Real Madrid), Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Ferran Torres (FC Barcelona) dhe Ayoze Pérez (Real Betis Balompié).

“Euro 2024”/ Ja Spanja, rivalja e Shqipërisë në

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll