Art&Argëtim

Nicki Minaj del nga qelia, u kërkon falje fansave pas arrestimit në Amsterdam

Reperja 41-vjeçare ishte planifikuar të performonte në Co-op Live Arena të Mançesterit të shtunën mbrëma, si pjesë e turneut të saj 'Pink Friday 2'.

27 Maj 2024, 16:00 Nga S.B
Nicki Minaj del nga qelia, u kërkon falje fansave pas arrestimit në
Nicki Minaj

HOLLANDË- Reperja Nicki Minaj i kërkoi falje turmës së fansave që u mblodhën jashtë hotelit të saj në Mançester gjatë fundjavës pasi u detyrua të shtynte një koncert për shkak të arrestimit në Amsterdam.

“Ju dua dhe më vjen keq që kjo ndodhi sot” u tha reperja.

Reperja 41-vjeçare ishte planifikuar të performonte në Co-op Live Arena të Mançesterit të shtunën mbrëma, si pjesë e turneut të saj 'Pink Friday 2'. Megjithatë, ajo u detyrua të shtyjë koncertin pasi u arrestua në Amsterdam me dyshimin për posedim droge.

Minaj fillimisht u kërkoi falje fansave në një seri postimesh të shpërndara përmes X të shtunën.

“Faleminderit atyre të gjithëve që u lutën për mua sot. Zoti ju mbroft juve dhe të afërmit tuaj. Qofshi të bekuar” shpjegoi Minaj në një deklaratë të gjatë në lidhje me arrestimin, duke vënë në dukje se ajo ka “aq shumë prova video” ndërsa filmoi përvojën e saj në kohë reale.

“Unë do t'i lë avokatët dhe Zotin ta trajtojë atë që tani e tutje. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, pranoni faljen time më të thellë dhe më të sinqertë.”  tha ajo gjatë videos. 

Në një moment, ajo ndau edhe emrin e hotelit të saj në Mançester dhe ftoi fansat e saj të vijnë ta shohin.

nicki minaj amsterdam

Sondazh

Poll