Art&Argëtim

VIDEO/ Lizzo shtanget nga përdorimi i emrit të saj në South Park: Frika ime më e madhe është bërë realitet

Lizzo ndau një klip nga episodi duke thënë: Jam shumë e frikësuar.

27 Maj 2024, 15:16 Nga S.B
VIDEO/ Lizzo shtanget nga përdorimi i emrit të saj në South Park:
Lizzo

SHBA- Emri i yllit të popit Lizzo u përmend në episodin e fundit të filmit vizatimor ‘South Park The Fund of Obesity’, i cili parodizon popullaritetin e ilaçeve për humbje në peshë si Ozempic dhe Mounjaro. Lizzo ndau një klip nga episodi duke thënë: Jam shumë e frikësuar.

Klipi përmban një bisedë mes Sharon dhe Sheila, nënave të Stan dhe Kyle. Sharon thotë se mjeku i saj nuk do t'i jepte asnjë injeksion për humbje peshe sepse ajo nuk ka diabet, por thotë se ekziston një ilaç krejtësisht i ri për obezitetin për ata që nuk mund të përballojnë Ozempic dhe Mounjaro.

Më pas klipi kalon në një reklamë të rreme për "Lizzo", e cila thotë se droga i bën përdoruesit të ndihen mirë për peshën e tyre, duke pretenduar se 70% e atyre që e morën atë nuk i interesonte më se sa peshonin.

“Kjo është çmenduri!”, thotë Lizzo teksa përfundon klipi.

lizzo south park

Sondazh

Poll