Art&Argëtim

FOTOT/ Festivali i Filmit në Kanë: 10 pamjet që u komentuan dhe u pëlqyen më shumë në tapetin e kuq

Premierat magjepsëse me yje përbëjnë gjysmën e ADN-së së festivalit.

27 Maj 2024, 10:25 Nga S.B
FOTOT/ Festivali i Filmit në Kanë: 10 pamjet që u komentuan dhe u
Festivali i Kanës

FRANCË- Personalitete të showbizit ndërkombëtar, si aktore, modele, këngëtarë, sportistë profesionistë, artistë dhe njerëz në përgjithësi, morën pjesë në eventin më ekskluziv të stinës së pranverës. Sinonim i shkëlqimit dhe magjepsjes, Festivali i Filmit në Kanë është një nga ngjarjet më të mëdha të filmit.

Ndonëse në thelb është një konkurs, me hyrje nga e gjithë bota të cilët konkurrojnë për Palmën e Artë, zhvillimet kinematografike nuk e monopolizojnë interesin mediatik. Premierat magjepsëse me yje përbëjnë gjysmën e ADN-së së festivalit.

Më poshtë po rendisim 10 pamjet më të pëlqyera dhe të komentuara përgjatë gjithë festivali.


1. Vitet 50, Lily Gladstone

FOTOT/ Festivali i Filmit në Kanë: 10 pamjet që u komentuan dhe u
Lily Gladstone

Aktorja e nominuar për Oscar veshi një fustan Balenciaga të frymëzuar nga koleksioni i modës për vjeshtën e vitit 1959.

2. Anya Taylor Joy, "klasike"

FOTOT/ Festivali i Filmit në Kanë: 10 pamjet që u komentuan dhe u
Anya Taylor Joy

Ylli 28-vjeçar mbërriti në shfaqjen e filmit të saj, "Furiosa: A Mad Max Saga", me një fustan shampanjë pa rripa Dior. Ajo kompletoi pamjen e saj magjepsëse me një gjerdan dhe një palë vathë nga Tiffany & Co. Pamja e yllit u frymëzua nga Hollywoodi klasik.

3. Naomi Campbell

FOTOT/ Festivali i Filmit në Kanë: 10 pamjet që u komentuan dhe u
Naomi Campbell

Supermodelja zgjodhi atë që kishte veshur pothuajse 30 vjet më parë, në shfaqjen e modës së Chanel, vjeshtë/dimër 1996-97. Fustani pasqyron karrierën gati 40-vjeçare të Campbell.

4. Cate Blanchett mbështet Palestinën

FOTOT/ Festivali i Filmit në Kanë: 10 pamjet që u komentuan dhe u
Cate Blanchett

Një nga ngjarjet më të spikatura që ndodhi këtë vit ishte kur aktorja e njohur zgjodhi të jepte një mesazh politik përmes zgjedhjes së saj të fustanit. Blanchett kaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan në ngjyrat e flamurit palestinez, në një lëvizje të interpretuar si shenjë solidariteti me Gazën.

5. Bella Hadid “zhvishet” sërish

FOTOT/ Festivali i Filmit në Kanë: 10 pamjet që u komentuan dhe u
Bella Hadid

Këtë vit, ajo kishte veshur një fustan bezhë me një dekolte që i zbulonte pjesët intime.

6. Iris Mittener si skulpturë

FOTOT/ Festivali i Filmit në Kanë: 10 pamjet që u komentuan dhe u
Iris Mittener

Prezantuesja dhe modelja franceze televizive tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi Schiaparelli, i cili shfaqte një skulpturë ari që i ngjante koraleve.

7. Hunter Schaefer

FOTOT/ Festivali i Filmit në Kanë: 10 pamjet që u komentuan dhe u
Hunter Schaefer

Aktorja mori pjesë në premierën e filmit e veshur me një fustan verbues pa rripa Armani Privé nga koleksioni Pranverë 2011.

8. Më me stil se kurrë, Selena Gomez

FOTOT/ Festivali i Filmit në Kanë: 10 pamjet që u komentuan dhe u
Selena Gomez

Këngëtarja dhe aktorja 31-vjeçare mahniti me një fustan të mrekullueshëm të zi Saint Laurent prej kadifeje teksa mbërriti në premierën e filmit të saj, Emilia Perez. Gomez e kompletoi look-un e saj me një gjerdan Bulgari, unaza dhe taka.

9. Plot feminitet Greta Gerwig

FOTOT/ Festivali i Filmit në Kanë: 10 pamjet që u komentuan dhe u
Greta Gerwig

Gerwig veshi një fustan Armani Privé dhe bizhuteri Chopard në premierën e 'Furiosa: A Mad Max Saga.

10. Gruaja që “shëtiti” Krishtin në tapet

FOTOT/ Festivali i Filmit në Kanë: 10 pamjet që u komentuan dhe u

Një grua e paidentifikuar veshi një fustan me portretin e Jezu Krishtit dhe pozoi në tapetin e kuq për shfaqjen e filmit “Le Comte de Monte-Cristo”.

festivali i filmit ne kane showbiz naomi campbell selena gomez

Sondazh

Poll