Art&Argëtim

Tentuan ti vidhnin makinën, qëllohet për vdekje aktori i njohur Johnny Wactor

Të shtënat ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës kur viktima iu afrua tre burrave.

27 Maj 2024, 11:39 Nga S.B
Tentuan ti vidhnin makinën, qëllohet për vdekje aktori i njohur
Johhny Wactor

SHBA- Ish-aktori i “General Hospital” Johnny Wactor u qëllua për vdekje kur ai ndërhyri për të larguar hajdutët teksa vidhnin konvertuesin katalitik nga makina e tij në Los Anxhelos. Të shtënat ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës kur viktima iu afrua tre burrave.

Tre të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Wactor u dërgua me urgjencë në spital, ku humbi dhe jetën. Deri më tani bëhet me dije se nuk ka të arrestuar, dhe se autorët janë në arrati.

Wactor portretizoi Brando Corbin në telenovelën ABC nga viti 2020 deri në 2022. Ai gjithashtu u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë "Station 19", "NCIS", "Westworld" dhe videolojën "Call of Duty: Vanguard".

vrasje aktor johnny wactor

Sondazh

Poll